Fillon shpërngulja, gati prishja e ish-bashkisë

31/03/2005 Sarandë/ Vendim i KKRRTSH
SARANDË - Nis lëvizja e zyrave nga godina e bashkisë e vjetër, pasi ajo do të prishet. Shkatërrimi i saj parashikohet të kryhet brenda 5 ditëve. Vendimi për prishjen e godinës trekatëshe në qendër të qytetit të Sarandës është marrë nga këshilli bashkiak. Vendimi i këshilltarëve të qytetit jugor bregdetar ka ardhur pasi një gjë të tillë e parashikon dhe studimi i ri urbanistik i këtij qyteti i miratuar në shtator të vitit të kaluar nga KKRRTSH-ja e Republikës. Lajmi është bërë i ditur dhe është konfirmuar nga burime zyrtare të pushtetit vendot të Sarandës. Sipas këtyre burimeve, prishja e ndërtesës, e njohur me emrin bashkia e vjetër, do të realizohet brenda datës 5 prill. Në këtë godinë ndodhet dhe zyra e nënprefekturës së Sarandës. Sipas nënprefektes së këtij qyteti, Rajmonda Gjoni, dje paradite ka nisur zhvendosja e të gjitha zyrave që ndodhen në ndërtesën trekatëshe. Ata do të vendosen përkohësisht në ambientet e postës, portit dhe në drejtorinë e bujqësisë. Brenda tri ditësh pritet të përfundojë kjo lëvizje e zyrave, pasi dhe distanca midis godinave, ku do të sistemohen përkohësisht zyrat e pushtetit lokal është jo shumë e largët. Në godinën e ish-bashkisë janë aktualisht 18 zyra të qarkut, nënprefekturës dhe institucioneve me varësi vertikale.
Prishja do të realizohet nga forcat xheniere të ushtrisë që do të vijnë nga repartet e xhenjos në Tiranë. Po kështu edhe largimi mbetjeve që do të shkaktohen nga prishja e mësipërme do të largohen me mjetet e ushtrisë.