E Diel, 1 Nëntor 2026

Te huajt qe dominojne tregun e punes turqit e kinezet

Rreth 1mijë të huaj gjatë 6 muajve të parë të këtij viti janë paisur me leje punësimi në Shqipëri. Pjesa më e madhe e tyre sipas Shërbimit Kombëtar të Punësimit janë shtetas turq, më tej Kinezë, Italianë dhe Grekë. Kryesisht këta shtetas të huaj operojnë në tregun privat të punësimit.

“Janë 1005 persona nga janari deri tani. Kategorizimi i shtetasve që kërkojnë leje punësimi dhe kërkojnë punësim në Shqipëri janë turqit me 26 %, kinezët 13 %, italianët e kështu me rradhë. Sektorët më të lëvruar janë tregtia, prodhimi dhe shpërndarja e energjisë, shërbimet kolektive”-thotë Evis Fico, Përgjegjëse e Sektorit të Migracionit dhe Marrëdhënieve në Punë, SHKP.

Fico sqaron me detaje, se cilat janë rregullat kryesore, që duhet të plotësojnë paraprakisht të huajt, të cilët kërkojnë një leje punësimi.

“Kriteri themelor është hyrja e ligjshme dhe qëndrimi i ligjshëm në vend. Nëse këto plotësohen atëherë ai plotëson dokumentacionin që kusht është gjetja e një punëdhënësi, pra, pasja e një kontrate punësimi apo kur është investitor, të ketë një vlerësim të përfitimin ekonomik pra, të ketë një plan biznesi me një shumë përkatëse”-thekson ajo.

Këto leje fillimisht jepen për një afat 1-vjeçar dhe më tej në varësi të kontratave së tyrë me punëmarrësit ato mund të jepen edhe me afate më të gjata.
 
Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›