Alarm për ndotjen e liqenit, kërkohet status i veçantë

19/03/2005 Reagojnë shoqatat jofitimprurëse në Shkodër
SHKODËR - Ministria e Mjedisit është duke bashkëpunuar me REC dhe i ka caktuar asaj që të hartojë një dosje për Liqenin e Shkodrës. Dosja e liqenit do të përmbajë të gjitha të dhënat e të interesuarve për dhënien e statusit këtij liqeni si dhe testimet e komunitetit, të organizmave mjedisore dhe të gjtha shoqatave ambientaliste.
Liqeni
Liqeni i Shkodrës, më i madhi jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Ballkan, është i pasur me 850 specie bimore, 600 specie shtazore dhe 281 specie shpendësh, shifra këto që shërbejnë si një nxitje e madhe për ruajtjen e tij me një status të përcaktuar. Duke marrë parasysh faktin se pjesa tjetër e liqenit në shtetin fqinjë Mal i Zi është shpallur “Park Kombëtar” para disa vitesh, si dhe eksperiencën e tyre në drejtim të ruajtjes së liqenit, REC ka zhvilluar një sërë “uork shopesh” me palën malazeze për të koordinuar më mirë veprimet ndërmjet dy palëve, veçanërisht për eliminimin e ndotjeve në 10 vitet e fundit, të shkaktuara këto nga derdhja në liqen e ujërave të zeza, shtimin e bimësisë dhe të pyjeve që janë pakësuar së tepërmi, kontrollimin e përdorimit të lëndëve plasëse për zënien e peshkut si dhe kontributin që duhet dhënë për sensibilizimin e gjuetarëve të papërgjegjshëm rreth gjuetisë së peshkut dhe shpendëve, sipas sezoneve të përcaktuara.
Statusi
Nisur nga rëndësia dhe pasuria e këtij liqeni, brenda një afati kohor prej 3 muajsh do të bëhet me një status të veçantë, i cili do të përcaktohet nga Ministria e Mjedisit.
Lidhur me marrjen e këtij statusi, është prononcuar për gazetën “Metropol” koordinatorja e Qendrës Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Juglindore, dega Shkodër, Diana Bejko. Koordinatorja shprehet se këto ditë në dikasterin përkatës të Ministrisë së Mjedisit do të dërgohet një relacion i përpiluar në mënyrë të hollësishme, që do të sqarojë nevojat e dhënies së një statusi Liqenit të Shkodrës.
“Kërkesat e shumta dhe të vazhdueshme të komunitetit dhe të shoqatave të ndryshme mjedisore për dhënien e një statusi këtij liqeni, ka sjellë dhe nevojën e një projekti, sipas të cilit do të testohet komuniteti për të përcaktuar qartë idenë e statusit, nëse liqeni i Shkodrës, si më i madhi në vend, duhet të marrë statusin ‘Park Kombëtar’ apo ‘Zonë e mbrojtur’. Por, deri tani, duke studiuar kushtet që duhen plotësuar për shpalljen e liqenit park kombëtar, vërehet se duke qenë se ai ndodhet pranë qendrave të banuara, mendohet se të paktën Liqeni i Shkodrës do të marrë statusin ‘Zonë e Mbrojtur’. Marrja e këtij statusi tashmë është bërë një domosdoshmëri, qoftë edhe duke u nisur nga ankesat e shumta të banorëve të Shirokës dhe sidomos të peshkatarëve të vjetër të kësaj zone, të cilët vazhdimisht janë munduar të sensibilizojnë për dëmet që po pëson liqeni dhe fauna e tij, nga gjuetia sezon e pa sezon jo vetëm e peshkut, por edhe të shpendëve, si dhe përdorimi i mjeteve të tjera jo të ligjshme që mund të shpien në zhdukjen e llojeve të peshkut”, sqaron Bejko.
850 specie
bimore
600 specie
shtazore
281 specie
shpendësh