E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prangosen babë e bir,bllokohen 236 kg hashash

19/03/2005  VLORË – Policia e Vlorës ka bllokuar dje, në fshatin Bashaj, 236 kg lëndë narkotike, të tipit hashash. Bllokimi i kësaj sasie droge është pasuar edhe me prangosjen e poseduesve të saj, babë e bir, Engjëll e Ilirjan Jaupaj, përkatësisht 55 dhe 30 vjeç. Policia bën të ditur se Ilirian Jaupaj ka edhe precedentë të tjerë. Ai ka qenë një herë i arrestuar për veprën penale të plagosjes.

Sasia e drogës së papresuar, u gjet e vendosur në 27 thasë 50 kilogramësh. Policia e Vlorës bëjnë të ditur se at e bir e mblidhnin hashashin nga zonat përreth dhe më pas e shpërndanin. Policia po heton për lidhjet që mund të kenë pasur at e bir me persona të tjerë në trafikun e lëndëve narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›