BBC, uork shop për trafikimin

19/03/2005 Gazetarët
SHKODËR - Në ambientet e hotel “Rozafës”, BBC Uord Servise Trust, “Rruga me Pisha” Foundation and Europian Center for Broudkast Journalism, kanë mbledhur në një tryezë përfaqësuesit e medias dhe të OJF-ve të qytetit të Shkodrës, me qëllim koordinimin e veprimtarisë së tyre në luftë kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Në lidhje me këtë qëllim, në takimin e parë u bë e ditur se në Shkodër do të organizohet një uork shop 4 ditor individual, nga 4 deri më 7 prill, ku do të trajnohen përfaqësuesit e OJF dhe të mediave lokale. Gjatë uork shopit, OJF do të trajnohen se si të punojnë në mënyrë sa më efektive me median, për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit ndaj çështjeve të trafikimit, duke përdorur elementë të pjesëmarrjes ndëraktive mes përfaqësuesve të medias e të OJF-ve në këtë aktivitet. Kursi i trajnimit ka si qëllim që t’i japë mundësi OJF-ve që të mësojnë më shumë dhe të ndajnë së bashku me pjesën tjetër, aspekte të ndryshme nga trajtimi i fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore si dhe t’i nxisë ato për hartimin e strategjive ndaj viktimave të trafikimit, përkundrejt reagimit më pozitiv të publikut në tërësi. Ky kurs do të përqëndrohet në mënyrën e hartimit të njoftimeve për shtyp, zhvillimin e cilësive të veçanta për realizimin e suksesshëm të intervistave si dhe shqyrtimin e materialeve publicitare e promocionale, që përdoren gjatë fushatave masive në luftën kundër trafikimit. Për sa u përket gazetarëve, kursi do të përqëndrohet tek ata pjesëmarrës që mbulojnë në mediat e tyre historitë e trafikimit të qenieve njerëzore, në mënyrë që pasqyrimi në mediat e tyre të mos bëhet thjesht si një lajm, por si një ngjarje sociale apo histori njerëzore e dhimbshme. Kursi, i cili do të drejtohet nga dy ekspertë ndërkombëtarë dhe një lokal, do të fillojë me një seminar publik lidhur me zhvillimet më të fundit mbi trafikimin e qënieve njerëzore në rajon dhe do të pasohet nga uork shop të karakterit praktik për trajtimin e këtij fenomeni nga pikëpamja mediatike.