Polumbarë malazezë për të gjetur dy të mbyturit
19/03/2005 Aksidenti në Bunë
SHKODËR - Ende nuk janë gjetur trupat e pajetë të dy të fundosurve me makinën e tyre në ujërat e lumit Buna. Me kërkesën e vetë familjarëve të dy të mbyturve, 39-vjeçarit Preç Deda dhe 28-vjeçarit Artur Erkoçi, në ujërat e lumit Buna janë futur edhe polumbarët e ardhur për ndihmë nga Mali i Zi. Megjithë përpjekjet e polumbarëve të vendit tonë dhe të shtetit fqinjë, asnjë shenjë nuk është gjetur nga trupat e dy shokëve, kjo edhe për vetë faktin se lumi ka ardhur duke u mbushur këto vitet e fundit nga balta e shumtë si dhe nga barërat, që nuk të lënë dot që të krehësh mirë fundin e lumit. Çdo ditë familjarët e viktimave janë duke kontrolluar përgjatë bregut të lumit Buna, deri në derdhjen e tij në detin Adriatik, se mos uji i ka nxjerrë në sipërfaqe trupat e pajetë të të mbyturve, por edhe ata janë duke u kthyer çdo ditë e më të zhgënjyer.