Genci Upja: Mblodhëm hekurishte për skrap. Nuk e dinim se kishte municione të paplasura “Në Voskopojë për bukën e gojës” Flet i mbijetuari pas shpërthimit në poligonin e qitjes
“Shkuam në Voskopojë për të mbledhur hekurishte për skrap se e dinim që dikur aty janë kryer shpërthimi municionesh. Por nuk e dinim se kishte akoma municione të paplasuraç”.
Një ditë pas shpërthimit në poligonin e Voskopojës, një prej të mbijetuarve rrëfen ngjarjen e rëndë. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, 34- vjeçari, Genci Upja, nga qyteti i Maliqit, e ka kaluar rrezikun për jetën. Ai rrëfeu çastet kur shpërtheu granata, duke e lënë të plagosur rëndë, së bashku me shokun e tij të punës, 17-vjeçarin Dorian Hoxha.
Pse ndodheshit në Voskopojë të dielën dhe pikërisht pranë poligonit të qitjes?
Kisha shkuar bashkë me shokun tim, Dorianin, për të mbledhur skrap. Unë nisëm nga Maliqi për në Voskopojë. Kishim dëgjuar se mund të kishte metale predhash atje, ngaqë janë kryer asgjësime të municioneve, por ditën kur edhe u plagosëm e kishim herën e parë që mblidhnim hekur në Voskopojë. Ne me këtë punë jemi marrë për të siguruar bukën tonë.
çfarë kujtoni nga momenti i shpërthimit?
Kishim mbledhur shumë hekurishte përreth dhe vendosëm të zbrazim nga thesi ato që kishim mbledhur gjatë ditës, pranë poligonit në Voskopojë. Sapo lëshuam përtokë metalet e mbledhura, u dëgjua një shpërthim i fortë. Nuk mbaj mend asgjë, vetëm shpërthimi më tronditi dhe më hodhi tutje.
Shoku që u plagos bashkë me ju, ku ndodhej në ato momente?
Doriani ishte më pranë, sepse ai e zbrazi thesin për të sistemuar hekurishtet. Ne nuk kishim mbledhur shumë metale, sepse aq gjetëm pranë poligonit. Nuk di të them se cili prej nesh e kishte futur në thes granatën së bashku me hekurishtet dhe metalet e tjera. Ne nuk arritëm as ta shikojmë granatën kur ajo ra midis hekurave të tjera. Nëse do ta kishim parë, ne mund të ishim mbrojtur duke u larguar.
Kush ju dha ndihmë pas plagosjes?
Nuk e di, nuk e mbaj mend sepse mu shurdhuan veshët nga zhurma e shpërthimit. Ndoshta zhurma e fortë është dëgjuar dhe kanë ardhur për ndihmë banorë të zonës. Nuk më kujtohet tani se kush na ka ndihmuar. Kur e mora paksa veten, pashë se isha në spitalin e Korçës. Kisha kaluar thuajse në gjendje koma dhe nuk mbaja mend asgjë.
Po ku keni mbledhur hekurishte më parë?
Mblidhnim hekur për skrap ku të mundnim, në Maliq ose pranë Korçës. Nuk e mendonim se do të kishte municione të pashpërthyera tek poligoni i Voskopojës.