I dehuri qëllon me armë në lokal,dy persona plagosen në Kavajë
Policia e Tiranës pohoi dje se materialet hetimore në ngarkim të 35-vjeçarit Armando Dervishi i kanë kaluar Prokurorisë së Kavajës, për konsumim të veprave penale: “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Gjatë ditës së sotme pritet që ai të dërgohet në Gjykatë për t’u përballur me prokurorinë në seancën e caktimit të masës së sigurisë.
TIRANE – Prangoset në Tiranë i kërkuari për plagosje me armë në një lokal në Kavajë. Lajmi është bërë i ditur nga policia e kryeqytetit, sipas të cilës është vënë në pranga 35-vjeçari Armand Dervishi nga Kavaja, i cili kërkohej nga policia e qytetit të tij. Arrestimi i tij është bërë dy ditë më parë në flagrancë nga efektivët e Komisariatit numër dy të policisë së kryeqytetit. Policia pohoi dje se 35-vjeçari Dervishi dyshohet se në Kavajë, në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, duke qenë në gjendje të dehur, ka qëlluar me armë zjarri. Plumbat kanë shkuar në drejtim të lokalit, ku ka shkatërruar pjesërisht këtë biznes, dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit Darlien Bajaziti, 36 vjeç dhe 13-vjeçari M. Bajaziti, të cilët u dërguan në spital dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e përdorur, automatik model 56 me 8 copë fishekë të papërdorur në krehrin e saj si edhe 4 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje. Policia e kryeqytetit pohoi dje pas arrestimit të tij se, hetimet paraprake kishin arritur të zbardhnin ngjarjen e rëndë, të ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Kavajës. Sipas policisë, i arrestuari Armand Dervishi kishte shkuar i dehur në lokalin e dajës së tij, ku i kishte dalë përpara pronari i lokalit dhe i kishte kërkuar të largohej dhe të kthehej sërish kur të mos ishte i dehur. I ofenduar nga ky veprim i dajës së tij, ai ka dalë dhe ka shkuar drejt banesës së vet. Brenda pak çastesh 35-vjeçari Dervishi është parë para lokalit ndërsa mbante një automatik në dorë. Sapo ka mbërritur aty ai ka qëlluar me armë drejt lokalit ku ka thyer xhamat dhe ka plagosur rëndë dy kushërinjtë e tij Darlien Bajaziti, 36 vjeç dhe M. Bajaziti 13 vjeç. Pas krimit ai është larguar në drejtim të paditur, ndërsa Policia e Kavajës e ka shpallur person në kërkim. Ditën e diel Dervishi është parë në kryeqytet dhe pas sinjalizimit të policisë ai, është vënë në pranga dhe është dërguar në qelitë e ndalimit të Komisarit numër dy. Dje ai është transferuar drejt komisariatit të Kavajës, ku do të kryhen procedurat e mëtejshme hetimore. fa.ma.