GJIROKASTER/ Me makinë të vjedhur,pranga lazaratasit
GJIROKASTER – Policia e Gjirokastrës arrestoi dje një 54-vjeçar nga Lazarati, i cili drejtonte një makinë që rezultonte e vjedhur. Burimet zyrtare bënë të ditur se u bllokua makina e shtrenjtë “Volksvagen Touareg”, me targë GJ 19 34 B, në vendin e quajtur Kordhocë. Nga kontrolli i dokumentacionit si dhe nga verifikimet e bëra në sistemin ASF2 Interpol, ka rezultuar se ky automjet ishte i vjedhur jashtë shtetit dhe i trafikuar në vendin tonë. Sipas të arrestuarit të pyetur nga policia, mësohet se ai e kishte blerë këtë automjet nga një shtetas nga Tirana. Policia ka sekuestruar automjetin bashkë me dokumentacionin që dispononte, ndërsa po punon për kapjen e shtetasit nga Tirana, i cili ka shitur këtë mjet. Mësohet se bllokimi i mjetit u bë në vijim të operacionit të koduar “Makina lukzose”, nisur pak javë më parë dhe kur u bllokuan 4 automjete.