E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stiven Xherard, ëndrra e radhës për Zhoze Murinjon

Inter

Zhoze Murinjo i ka thënë presidentit të Interit, Masimo Morati, se për sezonin e ardhshëm i nevojitet kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard. Sipas mediave italiane, trajneri luzitan kërkon të përforcojë skuadrën gjatë merkatos së verës me yje të nivelit ndërkombëtar, ku objektivi më i rëndësishëm është mesfushori anglez. Nëse “Reds” nuk do të arrijnë të kualifikohen në Champions League për sezonin e ardhshëm, Rafa Benitez do të detyrohet ta shesë lojtarin më të mirë në “Anfilld Roud”. Liverpuli po kalon një moment mjaft të vështirë në aspektin financiar dhe mbajtja e Xherard do të ishte thuajse e pamundur, nëse Murinjo e bind Moratin që të blejë lojtarin 29-vjeçar. Gjithsesi, afrimi i mesfushorit në radhët e kampionëve të Italisë nuk do të jetë një mision i lehtë. Për Xherard interesohen edhe Reali i Madridit dhe Mançester Siti. Në këtë garë, “merengues” duken më të avantazhuar, pavarësisht forcës së jashtëzakonshme ekonomike të “sitizëns”. Kjo për faktin se Xherard nuk do të pranonte të luante me ndonjë ekip tjetër në Premiership.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›