E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon: Nuk kemi më asnjë alibi, të kapim Champions

Juventus

“është momenti më i vështirë gjatë dhjetë viteve që luaj te Juventusi. Zakeroni nuk është magjistar, por me të mund të ngjitemi në klasifikim”. Xhanluixhi Bufon kërkon të shfaqet optimist dhe të shohë fundin e tunelit ku ndodhet skuadra bardhezi. Portieri shtoi: “Nuk e kam menduar për asnjë moment se nuk do të kualifikohemi në Champions. Kemi një kontingjent cilësor, i cili po rigjen formën optimale dhe mund të klasifikohemi në tri vendet e para”. Ai foli edhe për largimin e Ferrarës dhe ambicien për triumfin në Europë. “Ndonjëherë është më e lehtë që të ndryshosh një person (trajnerin), sesa 25 (futbollistët). Më erdhi keq sepse e kam mik, por largimi i çiros duhet të shërbejë si sirenë alarmi edhe për ne lojtarët. Tashmë duhet të fitojmë trofeun në Europa League, ndërsa nuk më duket e përshtatshme të flasim për garën për titullin në Serinë A. Kampionati më duket një çështje e mbyllur, pasi Interi ndodhet shumë përpara nesh. Tashmë duhet të kthehemi te fitoret, për të arritur zonën Champions”, përfundoi Bufon.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›