E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 76 vjeç merr diplomën e dhjetë

 

Një 76-vjeçar në Foggia të Italisë e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke studiuar dhe tani ka arritur të marrë diplomën e tij të 10-të, për Bioteknologji. Nuk dihet nëse rezultati në Universitetin e Foggia-s nga dr. Leonardo Altobelli, mund ta fusë atë në librin e rekordeve Guinness, por kjo nuk është në interesat e tij. Përkundrazi ajo thotë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në atë që ai bën. Altobelli ka qenë mjek familje, dhe kryetar bashkie në Troia, dhe e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës mes librave. Diploma e tij e parë ka qenë në mjekësi, e dyta në Juridik, më pas në Shkenca politike, Letërsi, Filozofi, Shkenca Edukimi, Agrari, Shkenca Turistike, Shkenca historike e sociale dhe e fundit, Bioteknologji. Si rezultat i kësaj, ai ka një memorie shumë të fortë dhe sa për kompjuterin “Nuk e përdor kurrë”, shkruan e përditshmja italiane “Repubblica”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›