EULEX-i çon në polici liderin e serbëve të veriut
Policia e EULEX-it ka thirrur në polici një nga liderët e serbëve të veriut në Kosovë, Milan Ivanoviç, duke e akuzuar si të dyshuar për pjesëmarrje në disa aktivitete kriminale, organizim dhe mbështetje të grupeve terroriste, nxitje të urrejtjes nacionale, raciale dhe fetare, rrezikim të personelit të EULEX-it dhe pjesëmarrje në turmën që kishte bërë vepra penale. Lajmin e ka konfirmuar dje në një konferencë prokurorja e EULEX-it për qarkun e Mitrovicës, Neti Amir, duke i kërkuar që ai të paraqitet në polici për t’u marrë në pyetje. Në letrën dërguar liderit të serbëve të veriut, të njohur për veprimtari nacionaliste dhe anti-shqiptare, theksohet se prokuroria do të shqyrtojë edhe mundësinë e lëshimit të një urdhërese për arrestim, nëse Milan Ivanoviç refuzon të shkojë në polici për t’u marrë në pyetje.