Alarmi, Tirana qyteti më i ndotur në Evropë, Rama po rrezikon shëndetin e kryeqytetasve

Zv/ministri i Mjedisit, Taulant Bino: Rama të gjejë zgjidhje për pluhurin, të lirojë trafikun dhe të çlirojë qytetarët
Edhe pse është paralajmëruar vazhdimisht për nivelin e lartë të ndotjes në kryeqytet, në Tiranë, Bashkia s’ka ndërmarrë asnjë hap për minimizimin e nivelit të pluhurit dhe shmangien e ndotjes kaotike. Shqetësimin e dha sot zv/ministri i Mjedisit dhe anëtari i këshillit Bashkiak, Taulant Bino, i cili i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë Edi Rama, që të ndërmarrë masa emergjente, për shpëtimin e kryeqytetit dhe mbrojtjen e shëndetit të taksapaguesve të rregullt. Shifrat alarmante të bëra të ditur nga zv/ministri Bino, flasin për një ndotje 3 herë më të lartë se mesatarja evropiane. Krahas ndotjes urbane, Tiranës iu shtua kohët e fundit edhe ndotja nga trafiku, i cili është kthyer në një rrezik permanent. “Edi Rama të gjejë një zgjidhje për trafikun në vend dhe të marrë masa për ndotjen në kryeqytet. Sot, Tirana është qyteti më i ndotur në Europë. K ryeqyteti është në pluhur nga trafiku i rënduar dhe për shkak të mos pastrimit të rrugëve. Rrugët e Tiranë nuk pastrohen, por vetëm spërkaten ndaj Tirana është në pluhur. Rama të gjej zgjidhje për puhurin e Tiranës, të lirojë trafikun dhe të çlirojë qytetarët”- u shpreh Bino. Bino deklaroi se kryebashkiaku Rama duhet të lërë trillimet dhe të zgjidhjë çështjen e pluhurit dhe trafikut në kryeqytet. Fatkeqësisht, kryeqyteti shqiptar, ndodhet në ditë të hallit, sipasojë e neglizhencës së pajustifikueshme të Bashkisë dhe mos vëmendjes së kryebashkiakut ndaj probleme dhe shqetësimeve të qytetit dhe qytetarëve. Pavarësisht se kryeqytetasti detyrohen të paguajnë taksa të majme dhe të pajustifikueshme absurde, Edi Rama, nuk kthen kundrejt tyre asnjë kontribut, përveç talljes sa lart poshtë dhe me pasthirrmën e “kutive të mbyllura”.
Deklarata e plotë për shtyp e zv/ministrit dhe këshilltarit demokrat në Bashkinë e Tiranës, Taulant Bino: Po mbushen afro dy muaj që qyteti gjendet i bllokuar nga Z. Rama ose Kryetari që nuk shkon në punë, rast ky unikal për një kryeqytet europian. Një muaj më parë ai bllokoi bulevardin për 18 ditë. Në mbarim të tij vendosi papandehur të bllokonte të gjitha rrugët lidhëse me sheshin Skënderbej. Sot, jemi kthyer në një situatë sa tragjike aq dhe qesharake. Në një krah qytetarët vuajnë trafikun, pluhurin dhe vapën, ndërsa në krahun tjetër ai që bllokon qytetin, jo vetëm që nuk shkon në punë por tashmë edhe banon jashtë Tiranës, në zonën e gjelbëruar dhe pa vapë të Pezës. Ndërkohë, në tallje të plotë me të gjithë, në sheshin e Tiranës punojnë jo më shumë se dy lopata, a thua se jemi në një situatë zbori parapërgatitor për vuajtje të tjera që duket se do të shtyhen më larg se kjo verë e nxehtë. Sikurse theksuar dhe ne prononcime te tjera te Partise Demokratike, ky bllokim ka shkaktuar jo vetem veshtiresi ne levizje dhe jo vetem paralize te jetes se qytetit. Bllokimi ka shkaktuar trafik tejmase te renduar dhe ndotje masive te ajrit te qytetit si pasoje e trafikut dhe e pluhurit ne ajer. Kryetari ndoshta nuk e di po njerezit jane qenie fryme-marrese dhe per pasoje ata kane nevoje per ajer por jo cfaredo lloj « ajri ». Por a e dini se : - Tirana është qyteti më i ndotur në Europë, - Cilësia e ajrit në Tiranë është 2-3 herë më e ndotur se norma e shëndetit publik? - Se të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se pluhuri në ajër në qendrën e Tiranës, në pikën monitoruese të Hotel Tiranës, është 124 mikrogram/m3 ose 3 herë më e lartë se norma europiane e shëndetit publik, - Se pluhuri shkaktohet nga trafiku i renduar, nga rruget qe nuk pastrohen por vetem sperkaten, nga punimet ne vete sheshin Skenderbej, Ajri eshte i tille sepse ne qytet nuk ka qarkullim te lire, ne qytet mungojne investimet per akse te reja rrugore, mungon transporti alternativ dhe hapesirat e gjelbra jane reduktuar ne 3.1.m2/fryme e kthyer ne betonishte. Ne nuk e shohim ajrin por e ndiejme ate cdo dite ne mushkerite e femijeve qe po rriten ne kete pluhur. E ndiejme si prinder dhe si qytetare qe kemi pergjegjesine per lenien e qytetit ne duart e nje njeriu te papergjegjshem. Në emër të grupit të keshilltarëve të Partisë Demokratike të qytetit të Tiranës, në emër të qytetarëve të Tiranës i kërkoj Z. Rama të lerë gjelbërimin e Pezës dhe t’i kthehet zgjidhjes së pluhurit të Tiranës !Të lerë lojën “hapa-mbyllas” sepse kjo lojë i pëlqen vetem atij! Të lirojë trafikun dhe të çlirojë qytetarët. Të lerë trillimet me kriza dhe t’i shtrohet punës! I kërkoj të na japë alternativa për zhvillimin e qytetit, alternativa për transportin, trafikun dhe jetën sociale e ekonomike të kryeqytetit.
...