Alarmi, do hedhim në erë Fakultetin e Inxhinierisë

23/04/2005 Telefontë anonime në sallën operative të drejtorisë në kryeqytet
TIRANË- "Do hedhim në erë Fakultetin e Inxhinierisë. Ruani kokën tuaj se studentët do fluturojnë në ajër". Në këtë rast kokën duhet ta ruanin policët e Komisariatit numër 2, ngjitur me fakultetin. Teksti i drejtuar dje afër mesditës në rrugë telefonike në adresë të 129-ës, nga një zë që tregonte jo më tepër se 30 vjeç, është reduktuar, pasi kërcënuesit përdorën një fjalor vulgar, që alarmoi jo pak, por instancat më të larta të Policisë së Shtetit dhe ato të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilët blinduan me efektivë e qen antiterror për 2 minuta çdo cep e kënd të shkollës. Burimet policore i thanë gazetës "Metropol" se, alarmimi i funksionarëve të lartë të policisë u imponua pikërisht nga ky fjalor dhe nga rreziku që paraqiste një alarm i tillë. Në orën 10.15 të ditës së djeshme, të gjithë studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit u detyruan të "dalin zgupthi" nga klasat, korridoret, stolat e kudo ku ishin, pasi aty vërshuan të paktën 5 furgonë policie, mes tyre një i forcave speciale dhe qentë antidrogë kontrollonin cepat për "bombën", që mesa duket kaloi kufijtë e mendjelehtësisë së adoleshtentëve të shkollave të mesme dhe depërtoi në majat e inteligjencës shqiptare. Kontrollet nuk nxorën gjë në dritë dhe policët ikën menjëherë, ndërsa nuk dihet ende nëse kjo ishte "shaka" apo u vlerësua si e tillë nga autoritetet policore.
Dekani
Një orë pasi policët u larguan nga fakulteti, aty mbizotëroi një kaos total dhe orët e ngatërruara të seminareve e leksioneve do të zëvendësoheshin një ditë tjetër. E nisur nga kjo ngjarje e rrallë për fakultetet e vendit tonë, Forcim Softa, dekani i Inxhinierisë së Ndërtimit, dje ishte i detyruar të merrte disa masa shtrënguese, ndërsa mundohej të qetësonte studentët. Ai tha dje se angazhimi i autoriteteve të fakultetit ka qenë maksimal dhe vlerësimi që iu bë këtij alarmi kushtëzohej së tepërmi nga pjesëmarrja në kontrollin për bombë e krerëve të policisë së Tiranës. "Kontrolluam në të gjitha cepat e fakultetit bashkë me policinë. U krijua një gjendje tepër konfuze, por falë angazhimit të pedagogëve arritëm të qetësonim disi studentët, të cilët janë të tronditur. Qetësimi i tyre do të vazhdojë edhe ditën e djeshme", tha dekani. Sakaq, sipas burimeve policore, dy mund të jenë shkaqet e një telefonate të tillë, ndërprerja e mësimit për arsye provimesh ose ndonjë inat personal i ndonjë studenti me pedagogët.