Ronaldinjo: Gjithçka te Barça
23/04/2005 Gjatë një interviste për gazetën franceze “France Soir”, Ronaldinjo ka siguruar se ndihet shumë i lumtur te klubi dhe se kërkon diçka shumë të rëndësishme te klubi. “Dua të bëj historinë e këtij klubi dhe dua që emri im të jetë gjithmonë përkah tij. Gjithashtu, dua që kur djali im të vijë këtu, t’i flasin për mua”. Gjithashtu, braziliani ka deklaruar se nuk është penduar aspak që ka zgjedhur katalanasit, në vend të Mançester Junajtid, pas largimit të tij nga Paris San Zhermeni. “Që ditën e parë e kam ndier se kisha bërë zgjedhjen e duhur. Gjatë prezantimit tim, ishin të pranishëm 35 mijë të pranishëm. Kjo është me të vërtetë një çmenduri. Gjithmonë kam ndjerë diçka të veçantë te klubi. Shumë prej lojtarëve të mirë, si Romario, Ronaldo, Rivaldo, kanë luajtur këtu dhe unë kam dashur të ndjek rrugën e tyre”- ka deklaruar Ronaldinjo.