"Konsull 2" heroina nga Turqia në Maqedoni e pastaj në Elbasan

23/04/2005 Dervishi: Kishim të infiltruar, po shihen pasuritë e të arrestuarve
TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, kryekomisar Albert Dervishi, pranon se droga e kapur para dy ditësh në kryeqytet vinte nga Turqia dhe pas Maqedonisë ajo depërtonte në Elbasan e më pas në metropolin e Shqipërisë. Linja e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, sipas Dervishit, drejtohej nga Besnik Braka, të cilit i është gjetur një pistoletë amerikane, ndërsa tre të tjerët ndihmonin në organizimin e dërgimit të drogës në Itali, përmes Durrësit.
Deklarimi
"Më datë 20.04.2005, nga ana e Seksionit të Luftës Kundër Drogës, me Sektorin e Operacioneve Speciale të Drejtorise së Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve, është hartuar, zhvilluar e përfunduar me sukses një operacion policor antidrogë", tha Dervishi në konferencën për shtyp. Ndërkaq gjatë operacionit të koduar si "Konsulli 2", janë arrestuar katër persona, u sekuestruan disa materiale, ku mes të cilave përmenden edhe droga, makina e pistoleta.
Materialet
Kreu i bluve të Tiranës bëri të ditur se është kapur pluhur me ngjyrë dhe me erë të përafërt me ato të lëndës narkotike të llojit heroinë, sasi prej rreth 5 kg, peshore elektronike, e cila shërbente për peshimin e lëndës narkotike, peshore mekanike për peshimin e drogës. Gjithashtu, policia ka bllokuar shtatë celularë, rula me letër ngjitëse, tullumbace, qese plastike të destinuara për paketimin e lëndës narkotike, autoveturë tip “Benz Mercedez”, prodhim i vitit 2004, me targë TR 6868 J. Dervishi theksoi se, materialet e mësipërme janë përdorur për përpunimin, prodhimin, ambalazhimin, paketimin, tansportimin dhe ndërlidhjen me rrjetin kriminal brenda dhe jashtë vendit, ndërsa u pranua infiltrimi i agjentëve të Antidrogës dhe po evidentohen pasuritë kriminale të tyre.
Braka
Besnik Braka rezulton se ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se organizoi trafikimin drejt Greqisë të rreth 500 mijë fishekëve dhe disa pushkëve G3. Kjo sasi municioni u kap më 28 qershor të vitit 2003 nga kontrollorët grekë të doganës së Kakavijës. Fishekët ishin fshehur në një kamion me targa greke EKA 4168, i cili ishte ngarkuar në Elbasan me qymyr druri. Sipas dokumentacionit të ngarkesës, rezultonte se kamioni ishte ngarkuar te firma "Korra" sh.p.k., porse nga hetimet e mëvonshme rezultoi se dokumentacioni i mallit ishte i falsifikuar, ndonëse kishte kaluar edhe procedurat e doganës së Elbasanit.
Të arrestuarit
Besnik Braka, 40 vjeç, lindur e banues në Elbasan, i padënuar
Zamir Ferhati, 41 vjeç, nga Tirana
Zamira Gjongecaj, 30 vjeçe, lindur dhe banuese në Elbasan, e padënuar
Tajan Leçini, 44 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i padënuar
Sekuestruar
5 kile heroinë
Një makinë tip “Benz”
Pistoletë amerikane
Dy peshore, një elektronike
Shtatë celularë
Rula letre ngjitëse
Qese plastike për paketim