Arrestim për vjedhjen e kompanisë “Stavanger“
23/04/2005 Një tjetër person është arrestuar për lidhje në vjedhjen brutale me armë të kompanisë “Stavanger“, më 5 prill 2004, ku edhe një polic vendor humbi jetën. Personi i arrestuar këto ditë, sipas policisë norvegjeze, është shqiptari i Kosovës, banorë i Mitrovicës, i quajturi Ridvan Halimi, 25 vjeç, i cili, sipas tyre u arrestua gjatë një kontrolli rutinë të policisë në vendlindjen e tij në Mitrovicë të Kosovës. Me arrestimin e Ridvan Halimit, numri i të prangosurve për këtë çështje në lidhje me vjedhjen brutale të kompanisë “Stavanger“ arriti në njëzet vetë, kanë pohuar autoritetet norvegjeze të policisë. "Halimi mbahet i paraburgosur dhe po punohet me atë të ekstradohet, një proces ky që merr pak kohë", ka thënë kështu pas arrestimit të tij në Mitrovicë (Kosovë) shefi i policisë norvegjeze, Bjoern Andersen, nga stacioni i policisë Stavanger Police. I sapoprangosuri, thotë policia norvegjeze, mendohet të jetë edhe personi kyç i kësaj çështje, i përfshirë në vjedhjen e bujshme të vitit të quajtur NOKAS. Policia norvegjeze me këtë rast thekson se janë ende duke ndjekur në këtë aksion edhe dy persona të tjerë, emrat dhe indetiteti i të cilëve për momentin nuk bëhet të ditur. Vjedhja ka ndodhur më 5 prill 2004 në Norvegji, ku siç është bërë e ditur edhe më parë, për pasojë u vra edhe një polic norvegjez i quajtur Arne Sigve Klungland.