Eto: Kam refuzuar Liverpulin
23/04/2005 Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto, ka treguar se gjatë merkatos së verës së kaluar, ai ka refuzuar një ofertë nga skuadra e Liverpulit. Kamerunasi është kthyer në një nga idhujt e tifozërisë vendase, që pas ardhjes nga skuadra të Majorkës. Ai është golashënuesi më i mirë për katalanasit, me 21 gola, duke udhëhequr Barcelonën drejt titullit, për herë të parë pas pesë vjetësh. Kalimi i tij në “Kamp Nou”, u bllokua në fillim nga skuadra e Real Madridit, e cila nuk dëshironte ta shihte lojtarin te kundërshtarët. Gjithsesi, ylli afrikan ka deklaruar se Barcelona ka qenë gjithmonë skuadra që ai ka dëshiruar. “Edhe pse Liverpuli më ofroi një kontratë prej 6 milionë eurosh në vit, ka gjëra shumë më të rëndësishme se paratë”- ka deklaruar ai. “Lumturia nuk ka çmim. Nuk mund të bësh lumturinë e dikujt. E di këtë gjë, sepse u largova nga një vend ku nuk isha i kënaqur dhe ku gjithçka dukej shumë e zymtë (shtoi ai duke iu referuar Real Madridit)”. Gjithashtu, sulmuesi ka qenë edhe një tjetër arsye, edhe pse dytësore, që e ka bërë të mos shkojë te skuadra e Liverpulit. “Të gjithë e dimë si është koha në Angli dhe unë do e kisha shumë të vështirë në një vend ku bie gjithmonë shi”.