Alarmi i Alonsos: Lamtumirë parakalimeve
Formula 1
Rregullorja e re që po përdoret prej këtij sezoni në Formula 1 rrezikon të dështojë. Madje, ajo e ka zhveshur garën më të rëndësishme për makina nga emocionet. Alarmi jepet nga Fernando Alonso, fituesi i garës së parë, në Bahrein. “Problemi është se e gjithë gara përmblidhet vetëm në dy momente kryesore: provat kualifikuese dhe nisja. Pjesa tjetër nuk ekziston më. Pas kthesës së parë, pozicionet e pilotëve praktikisht janë vendosur dhe nuk mund të bësh asgjë tjetër, por vetëm të presësh që të ndodhë diçka”, tha spanjolli.
#