E Diel, 1 Nëntor 2026

Etoo: Kualifikohemi dhe fitojmë Champions

Deklarata

Në një intervistë për tabloidin “News of The World”, Samuel Eto’o ka deklaruar se niveli i tij i lojës “rritet gjithmonë në ndeshje si çelsi-Inter”. Sulmuesi kamerunas ka shtuar: “çelsi cilësohet si favoritja për të fituar dhe për këtë arsye do të përballen edhe me presionin e jashtëzakonshëm për të mos zhgënjyer publikun e tyre. Pas çdo minute që do të kalojë pa shënuar gol, do ta shtojë edhe më shumë presionin tek anglezët. Kjo nuk do të thotë që ne po shkojmë në Londër vetëm për t’u mbrojtur, ky do të ishte një gabim i pafalshëm. Do t’i sulmojmë që prej fillimit dhe besoj se nëse do të arrijmë të fitojmë këtë ndeshje, kemi shanse të mëdha që të triumfojmë edhe në Champions”. Më tej, Eto’o zbuloi se ka biseduar edhe me Didië Drogba: “I kam thënë se do t’i krijojmë shumë probleme çelsit dhe se ata duhet të luajnë ndeshjen më të mirë sezonale për të na mposhtur”. Megjithatë, ai nuk ka asnjë dyshim: “Fati i ndeshjes është në dorën tonë. Nëse veprojmë si normalisht në fushën e lojës, besoj se nuk do të eliminohemi nga Champions”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›