E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laporta: Leo Mesi është një gjeni

Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Huan Laporta, lavdëroi Leo Mesin pas tripletës në “Kamp Nou” ndaj Valencias. Pas pjesës së parë, Mesi bëri diferencën: shënoi tre gola individualisht duke mposhtur portierin Cesar. “Mesi është gjeni, ishte i mrekullueshëm, spektakolar, tha Laporta. I meriton të gjithë lëvdatat, ishte një ndeshje e vështirë, por ai e theu të gjithë mesfushën e Valencias. Ky është një testament i një lojtari që është gjeni, dhe posedon karakter dhe respekt, një talent, një shembull për të gjithë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›