Bajern-Riberi, ndihet ajri i divorcit
Bundesliga
Vazhdojnë të dështojnë tentativat e Bajern - Mynih për të bindur Frank Riberinë të firmosë rinovimin e kontratës. “Të shtunën kam pasur një bisedë me të dhe e pyeta si e imagjinon të ardhmen, thotë drejtori sportiv, Kristian Nerlinger. Më tha se në javët e ardhshme dëshiron vetëm të përqendrohet tek ajo çfarë ndodh në fushë”. Prandaj francezi vazhdon të tregohet evaziv në lidhje me propozimet e klubit, që vlejnë deri në fund të marsit. Pas asaj date, Riberi, kontrata e të cilit skadon në qershor 2011, do të hidhet zyrtarisht në merkato.
#