Valdano: E duam Higuainin përjetë
Real Madrid
Gonzalo Higuain po shndërrohet në një lojtar gjithnjë edhe më i rëndësishëm për Real Madrid, falë golave dhe madrilenët, me gjithë vështirësitë në tratativat për rinovimin e kontratës, kanë ndërmend ta blindojnë për shumë kohë. “Po diskutojmë me të për kontratën e re, shpjegon drejtori i përgjithshëm, Horge Valdano. është lojtar shumë i interesant, jo vetëm për Realin, dhe ne duam jo vetëm të rinovojë kontratën e tij, por do të dëshironim që të qëndronte këtu për gjatë gjithë karrierës së tij".
#