E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi, mbi 20 përqind e adoleshentëve obez

Masa të mëdha dhjamore, që vjen si rezultat i ngrënies së tepërt dhe djegies së pakët të kalorive të marra, apo depozitimi i tepruari tepricave kalorike në formë dhjami. Kjo do të thotë se kemi të bëjëmë pikërisht me sëmundjet e obezitetit, ku specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë, me rastin e javës së sensibilizimit të kësaj sëmundjeje, japin shifra alarmante. «Në vendin tonë faktet flasin se 20 % e të rinjve të shkollave të mesme janë mbipeshë dhe tek femrat shkon deri 26 % , ose tek studimi në qytetin e Tiranës për mosha mbi 55 vjeç, mbipesha u vu re në 28,6%”, pohojnë specialsitët e Ministrisë së Shëndetësisë, duke shtuar se ka filluar studimi më i fundit në të gjithë vendin tonë, i cili do të masë edhe treguesit që do të na tregojnë shkallën e mbipeshës, apo obezitetit tek ne. Sipas mjekëve, obeziteti dhe mbipesha, përbëjnë rrezik për zhvillim të një sërë sëmundjesh të rrezikshme. Gjithashtu, kjo sëmundje shkakton diabet, tip 2, hipertension, sëmundje ishemike të zemrës e të arterieve të trurit, sëmundje të tëmthit, disa tipekanceri, si të mitrës, ovareve, gjirit, prostatës, zorrës, tëmthit, mëlcisë, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›