Bajerni në Firence, pa Luka Tonin!
Sulmuesi italian Luka Toni ka një dëmtim në brinjë dhe do ta humbasë rasti që të luajë sonte kundër ish skuadrës së tij, Fiorentinës, në Ligën e Kampionëve. Fiorentina do të aktivizojë në këtë ndeshje sulmuesin Alberto Xhilardino, pas një pezullimi për dy ndeshje, për sjellje josportive në ndeshjen kundër Palermos. "Kjo është një ndeshje që duhet ta fitojmë, nëse synojmë të kualifikohemi. Na duhen të paktën shatë pikë nga tri ndeshjet e fundit në grup," - ta Xhilardino. Bajerni kryeson Grupin F me shtatë pikë, Lioni vjen më pas me pesë pikë, Fiorentina ka dy pikë dhe Steaua e Bukureshtit ka vetëm një pikë. Toni ka shënuar 47 gola për Fiorentinën, para se të bashkohej me skuadrën gjermane në maj të viti të kaluar. Ai e rëndoi gjendjen e dëmtimit të tij në brinjë, pasi luajti për një orë në ndeshjen kundër Fiorentinës dy javë më parë, të cilën Bajerni e fitoi falë golave të Miroslav Klozes, Bastian Shvaishtajgerit dhe Ze Robertos. "Luka ëshë lojtar i madh, por edhe Kloze, Riberia dhe Podolski janë po aq të mirë, - tha Xhilardino. - Do të na duhet të luajmë sa më pranë përsosmërisë për të fituar kundër tyre," - shtoi ai. Kloze, Riberi dhe Podolski shënuan sërish në ndeshjen kundër Arminia Bilefeldit të shtunën, të fituar nga Bajerni me rezultatin3 1. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klinsmani ka fituar pesë ndeshjet e fundit radhazi në të gjitha kompeticionet, kurse humbja e fundit e kampionëve gjermanë daton më 27 shtator 2008, 1 0 në fushën e Hanoverit. "Fiorentina do të jetë shumë agresive dhe do të luajë me shumë përkushtim, por edhe ne duhet të luajmë ashtu, - u shpreh Riberi, i cili ka shënuar tre gola në tri ndeshjet e fundit. - Një pikë në Firenve do të na mjaftonte, por ne do të donim të fitonim atje," - vazhdoi Riberi. Bajernit i mungon mbrojtësi Filip Lahm, i cili është i dëmtuar në këmbë. Në kampin italian, Xhilardino ende mban inat për pezullimin e tij. "Disa njerëz kanë kaluar çdo kufi me kritikat e tyre. Jam shumë i zemëruar," - tha Xhilardino, i cili kryeson listën e golashënuesve të Serisë A me shtatë gola. Xhilardino pritet të ketë në krah Adrian Mutunë dhe Mario Alberto Santanan në sulmin firoentinas, edhe pse Mutu ende vuan nga një problem në gju dhe nuk është në formën më të mirë. Fiorentina barazoi me Interin 0 0 javën që shkoi, por këtë javë u mund 1 0 nga Siena në derbin e Toskanës.
Liga e Kampionëve
Dje
Anorthosis – Inter
Verder – Panathinajkos
Liverpul – Atletiko
Marsejë – PSV
Sporting – Shahtjor
Barcelona – Bazel
Roma – Çelsi
Kluj – Bordo
Sot
Real – Juventus
Bate – Zenit
Selltik – Mançester
Alborg – Vilareal
Fiorentina – Bajer
Lion – Steaua
Arsenal – Fenerbahçe
Dinamo K -Porto