Alarmi në Fier, katër vetëflijime në 8 orë
FIER - Brenda tetë orëve katër raste vetëflijimi në rrethin e Fierit. Shifra alarmante bëhet e ditur nga burimet spitalore, sipas të cilëve tre prej tyre janë adoleshentë, ndërsa një tjetër i moshuar.
Sipas policisë dhe mjekëve, e vetëhelmuara e parë është 15-vjeçarja me inicialet M.Rr., nxënëse e vitit të dytë në shkollën e mesme të Gradishtës në Lushnjë. Pas një zënke me familjarët e saj ka pirë një sasi të konsiderueshme lënde helmuese, e cila përdoret për spërkatjen e rrushit. Vajza, sipas familjarëve, kishte ditë që grindej pasi asaj i ishte mohuar e drejta për të marrë pjesë në një mbrëmje që organizohej nga shkolla, jashtë qytetit. E njëjta ngjarje është përsëritur edhe në qytetin e Fierit. Këtë herë ka qenë 14-vjeçari me inicialet I.S., ai që ka konsumuar lëndën helmuese. Sipas mjekëve të spitalit të Fierit, një i afërm i I.S-së e ka dërguar të helmuarin në spital, ndërsa dyshohet se ai ka gëlltitur një sasi të konsiderueshme me barna. Tentativës së vetëflijimit nuk i ka shpëtuar edhe 18-vjeçari M.Hoxha nga fshati Karavasta i Lushnjës. Ai kryen shërbimin e detyruar ushtarak në qytetin e Beratit, ku dhe ka konsumuar veprën. Sipas shokëve të kapanonit ku ai qëndronte, ushtari i ri kishte pasur një grindje me shokët, të cilët kishin komentuar një foto që ai mbante mbi krevat. Pamundësia për të kundërshtuar veprimet e shokëve duket se shtyu 18-vjeçarin të gëlltisë disa kokrra fostoksinë. Pak minuta pas dërgimit të ushtarit në urgjencën e spitalit të Lushnjës, ka mbërritur 70-vjeçari Hasan Davidhi. Në kushtet e depresionit mësohet se ai ka pirë helmin që përdorej për spërkatjen e portokalleve. Sipas familjarëve, kishte pak kohë që kishte humbur gjatë një aksidenti djalin e tij, dhe që nga ky moment vuante nga depresioni dhe shqetësime të tjera nervore. m.r