Vidhen telat, disa fshatra në Lezhë, Mirditë e Laç pa drita
LEZHE - Kufizimet dhe ndërprerjet e energjisë elektrike në Mirditë, Lezhë e Laç, kanë favorizuar hajdutët e përcjellësve elektrik në këto zona.
Prej pesë ditësh, katër fshatra të Kurbinit si dhe dy fshatra të Mirditës, ndodhen në errësirë të plotë, pasi persona ende të paidentifikuar vjedhin telat përcjellës të energjisë, me qëllim shitjen e tyre për skrap. Rreth një kilometër tel është vjedhur në zonën nga Rubiku për në Ferrë-Shkopet. Ky është rasti i tetë që vidhet kjo linjë elektrike vetëm për këtë vit. Ndue Kulla, banor i Shkopetit pohoi tepër i irrituar për rastet e shumta të vjedhjes së linjave, ndërsa ata janë të detyruar të vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Në të shumtat e rasteve kanë qenë të detyruara vetë firmat private që të investojnë për këtë linjë, pasi përveç fshatrave Fangë, Skuraj, Ferrë-Shkopet dhe Shkopet, furnizohen me energji edhe katër lavatriçe si dhe një kantier prodhimi inertesh të një firme që po punon në autostradën Durrës-Kukës. Banorët pohojnë se për këtë problem i janë drejtuar edhe kryeministrit dhe presidentit të vendit, ku u kanë kërkuar që vjedhësit të vihen para ligjit. Gjovalin Shqalsi, pronar i një lokali tha se: "Çdo dy muaj vidhen me kilometra të tërë linjë elektrike dhe askush nuk arrestohet për një gjë të tillë. Vetëm karburant harxhoj 2 milionë lekë në muaj", pohoi ai, duke paralajmëruar falimentimin e bizneseve në këto zona. Ndërsa kryetari i Komunës Milot, Vlash Gega, pohoi problematikën e energjisë në Malësinë e Kurbinit për shkak të vjedhjes së telave të energjisë. Sipas tij, zgjidhja e këtij problemi bëhet vetëm nëse fshatrat e Kurbinit furnizohen me energji direkt nga hidrocentrali i Shkopetit. Punonjësit e KESH-it, duke mos qenë në varësi të ndërmarrjes elektrike Laç, nënvlerësojnë punën e tyre. Po kështu furnizimi nga Shkopeti do të bënte që edhe distanca e linjave elektrike të ishte më e shkurtër", tha ai. Po dje në afërsi të Uzinës së Superfosfatit janë vjedhur telat e energjisë. Ndërsa në fshatin Pllanë të Lezhës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur përcjellësit e linjës elektrike në një gjatësi rreth 300 metra, duke lënë fshatin pa drita. r.n