Alarmi per bombe ne tv ALSAT, Policia: Ishte fals
TIRANE- Një telefonatë në sallën operative të policisë ka dhënë alarmin për një bombë në ambientet e tv privat Alsat, në zonën e Ish-Frigoriferit në Tiranë.
Forca të shumta të policisë, nga drejtoria e policisë së qarkut të Tiranës si dhe ekspertë të njësisë së antieksplozivit kanë mbërritur menjëherë në ambientet e televizionit dhe kanë urdhëruar evakuimin e punonjësve.
Gazetari i NEWS24, Gerti Xhaja informon se telefonata ka mbërritur në sallën operative rreth orës 11.30 minuta. Telefonata është bërë nga një kabinë fikse në një nga rrugët e kryeqytetit.
Ekspertë të xhenios dhe të policisë kanë nisur kontrollin në ambientet e brendshme të tv ALSAT ndërsa mësohet se ka nisur dhe verifikimi për telefonatën që ka dhënë alarmin për bombë.
Pasi ka bere kontrollin e mjediseve te brendshme te tv privat, ne Tirane, policia ka konfirmuar se alarmi ishte fals.
(s.g/Balkanweb)