E Diel, 1 Nëntor 2026

Qato stervitet ne Lion te Frances, ne ring me 2 maj

TIRANE- Boksieri shqiptar Kreshnik Qato, vazhdon stërvitjen në Lion të Francës për ndeshjen me argjentinasin Esteban Ponce më 2 maj në Tiranë. Qato do të mbrojë titullin Kampioni i Botës në versionin WBF në peshën e mesme.

Boksieri durrsak me banim në Londër nuk njeh humbje në vitet e fundit dhe ka mbrojtur disa herë titullin e fituar në versionin ëBF. Më 21 mars, po në Londër, shënoi fitore ndaj Aleks Splitkos.

Rivali i Qatos, argjentinasi Esteban Ponce regjistron në ringun profesionist 16 fitore, nga të cilat 8 i ka mbyllur me nokaut (K.O), 4 humbje dhe 1 barazim.

Në ringun e Tiranës në 2 maj, në mbrëmjen e mbrojtjes së titullit nga Qato, në ring do të ngjitet dhe boksieri kosovar Shpëtim Shala, i cili do të sfidohet nga kroati Josip Jalushiç.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›