Pyetsori i KE për Shqipërinë, përgjigjet nisen në Bruksel
TIRANE-Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se sot qeveria ka nisur drejt Brukselit përgjigjet e Pyetsorit të Komisionit Europian lidhur me kërkesën e Shqipërisë për tu pranuar si vend kandidat për në Bashkimin Europian. Shqiperia do të prezantoje neser zyrtarisht përgjigjet e Pyetësorit të KE-së për vendin tonë. Kreu i Qeverisë mblodhi Këshillin e Ministrave për të prezantuar këtë dokument të rëndësishëm ku theksoi se “paraqitja e përgjigjeve të Pyetësorit përbën një moment shumë të veçantë e të rëndësishëm në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Komisionit Europian”.
Kreu i ekzekutivit u shpreh se pas leximit që do ti bëhet dokumentit, shpreson se Shqipëria do marrë vlerësimin e merituar. “Në Pyetsor kemi shënuar të gjitha arritjet e Shqipërisë dhe shpresoj se do marrim vlerësimin e merituar”.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha tha se këto përgjigje paraqesin përpjekjet e shqiptarëve prej 20 vitesh për integrimin në Bashkimin Evropian.
“Është një vëllim më i madh që kam pasur ndonjëherë në dorë. Përshkruhen të gjitha përpjekjet e shqiptarëve në udhën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Tërësinë e reformave dhe ligjeve të këtij vendi. Paraqet pra zhvillimet 20-vjeçare të Shqipërisë. Në përgjigjet e Shqipërisë ndaj pyetjeve të pyetësorit të KE-së janë paraqitur natyrisht të gjitha arritjet e Shqipërisë, rezultatet e reformave të 20 viteve të marra së bashku”, tha Berisha.
Në vazhdim të fjalës së tij, Berisha i bëri thirrje opozitës të angazhohet seriozisht dhe të kontribuojë për integrimin e vendit.
“Është një rast të ftojë edhe një herë opozitën shqiptare për të dhënë kontributin e saj në përputhje me programet që ajo ka paraqitur para votuesve të saj”, theksoi Berisha.
"Në këtë proces hapësira është e gjerë për kontributin e të gjithë faktorëve, e maxhorancës, të opozitës, të shoqërisë civile, të biznesit të botës akademike, të rinisë të grave, pra çdo faktor, çdo element i shoqërisë shqiptare”.
Pyetësori që KE-së i ka dorëzuar Shqipërisë është një praktikë normale që ky organizëm i dërgon çdo vendi që aplikon për statusin e vendit kandidat për në BE.
Ky dokument i rëndësishëm iu dorëzua qeverisë shqiptare më 16 dhjetor 2009 nga Ambasadori i Delegacionit të KE-së në Tiranë, Helmuth Lohan, një muaj pas vendimit të 27 vendeve të BE-së për marrjen në shqyrtim të kërkesës së palës shqiptare.
Përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Europian që do të dorëzohen në Bruksel, nga Kryeministri Sali Berisha përbëjnë bazën për vlerësimin e Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE
(d.b/BalkanWeb)