E Hënë, 2 Nëntor 2026

Alarmi për bombë boshatis gjimnazin

12/03/2005  Fier

Mbi 700 nxënës të shkollës së Mesme të Përgjithshme "Petro

Sota", në qytetin e Fierit, janë evakuuar me urgjencë jashtë ambienteve të saj, për shkak të një alarmi për vendosje bombe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites djeshme, 800 metra larg Komisariatit të Policisë së Fierit. Sipas burimeve nga kjo shkollë, ka qenë një telefonatë e mbërritur në polici, nëpërmjet së cilës është lajmëruar se është vendosur bombë në shkollën "Petro Sota". Telefonata anonime ka qenë tepër e shkurtër dhe, sipas burimeve ka qenë një zë mashkulli. Pas evakuimit të nxënësve, shumë forca të rendit dhe specialistë, kanë hyrë në ambientet e brendshme të shkollës, duke konstatuar se ishte një alarm fals, që mund të jetë nga ndonjë prej nxënësve të shkollës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›