E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vdes nga mbidoza e alkoolit 40-vjecari

12/03/2005  Fier

Konsumi i tepërt i alkoolit duket se i ka kushtuar jetën

Vladimir Gjerazit, 40 vjeç, banor i një lagjeje të qytetit të Fierit, dhe i pamartuar. Burimet nga spitali i Fierit thanë se 40-vjeçari kishte mbërritur pa shenja jete dhe si rezultat

është përcjellë për në morgun e spitalit, ku më vonë është marrë nga të afërmit e tij. Sipas mjekëve, mendohet se vdekja e Gjerazit ka ardhur nga konsumimi i tepërt i alkoolit. Nga të afërm të viktimës mësohet se Vladimiri në orët e para të

mëngjesit të djeshëm ka shkuar te një i njohuri i tij në Fier për të pirë një kafe ngushëllimi dhe më pas është larguar. Më pas, ai është ulur në një prej lokaleve me miq të tij, ku ka qëndruar për një kohë të gjatë, duke konsumuar sasi të tepërta alkooli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›