Pas ikjes së Haradinajt
12/03/2005 Të gjitha reagimet e institucioneve serioze ndërkombëtare, pas dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë qenë pozitive. Madje, për çudi, edhe reagimet, që erdhën nga Beogradi kanë pasur deri-diku nota diplomatike. Në serinë e gjatë të reagimeve për këtë çështje, ai i Tiranës zyrtare ka qenë ndër më të vaktët, më të paplotët, pse jo edhe ndër më të njëanshmit. Vlerësimi i aktit të Haradinajt është njëra anë e problemit, dhe për këtë askush nuk ka ndonjë ekuivok, se ka qenë një veprim i përgjegjshëm dhe civil, në përgjigje të Gjykatës së Hagës. Pavarësisht se veprimet e një gjykate nuk mund të paragjykohen, nuk do të thotë aspak që kërkesa e Hagës në këtë rast të mos shikohen në kontekstin e rrethanave politike, që po kalon Kosova dhe rajoni i Ballkanit në përgjithësi, nuk do të thotë aspak që Haga të mos kritikohet për mosveprimet e saj, për një numër të madh politikanësh dhe ushtarakësh serbë, që masakruan shqiptarët në Kosovë, nuk do të thotë aspak që Haga nuk është ndikuar nga Beogradi në këtë ndërmarrje të saj. Dhe pikërisht për këto, për kohën kur u deklarua kjo akuzë, Tirana duhej të kish bërë komentet e saj. Në morinë e madhe të deklaratave, të bën përshtypje deklarata e një ish-ministri serb të Punëve të Brendshme, sipas të cilit, Haga është bazuar krejtësisht në të dhënat e shërbimit policor serb në rastin e Haradinajt. Me ose padashje, ky funksionar i lartë, ka nxjerrë në fakt thelbin e kësaj çështjeje. Po të ishte për Beogradin, do të duheshin arrestuar të gjithë ushtarët e UÇK-së, edhe më i thjeshti, por do të duheshin arrestuar eshe ish-presidenti amerikan Bill Klinton dhe Kryeministri i sotëm britanik, Tony Blear (kujtojmë se për shkak të akuzave të tyre, janë mbajtur për orë të tëra në aeroporte disa personalitete të luftës në Kosovë si H.Thaçi, A.Çeku etj.). Është shumë e qartë që për të marrë me të mirë Beogradin, bazuar në akuza dhe të dhëna të servirura prej tij, miqtë e tij në Evropë kanë futur në lojë Gjykatën e Hagës. Tashmë Haga e ka bërë publike akuzën e saj ndaj Haradinajt, Kryeministrit të Kosovës dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tjerë të tij. Janë, siç thuhet, plot 37 akuza, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit etj., të natyrës së kësaj gjykate. Pra, jemi para një fakti të kryer dhe akuza nuk mund të zhbëhet, përveçse duke provuar të kundërtën e saj.
***
Është për t’u vënë në dukje një fakt me rëndësi, që ngjitja e Haradinajt në postin e Kryeministrit nuk ka pasur asnjë lidhje me akuzat që përfliteshin ndaj tij. Madje shanset e Haradinajt pra zgjedhjeve për t’u ngjitur në këtë post nuk kanë qenë më tepër se 1%. Askush nga shqiptarët, që ka njohur aktivitetin dhe personalitetin e Haradinajt, nuk e ka vlerësuar ngjitjen e tij në postin e Kryeministrit të Kosovës, si një si një akt për t’u mbrojtur nga akuzat e Gjykatës së Hagës (përveç analistit M.Nano, në shkrimin e tij të para dy ditëve “Halli është i Haradinajt”, shkrim i cili m’u duk bash sikur ta kish shkruar Millosheviçi vetë). Nuk ka ekzistuar asnjë ide, sipas së cilës Haradinaj në postin e Kryeministrit do të ishte më pak i cënueshëm nga Haga, sesa më parë. Është absurde ta mendosh kështu. Ngjitja e Haradinajt në atë post erdhi krejt si rezultat në radhë të parë i shifrave të dala nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë (pra ose duhej një qeveri gjithëpërfshirëse e njëjtë me atë të mëparshmen, ose duhej një qeverisje pozitë-opozitë, dhe këtë nuk e kishtë në dorë Haradinaj aq sa e kishte partia më e madhe, LDK-ja së cilës i interesoi varianti i dytë, jo për të “mbrojtur” Haradinajn, por për të mbajtur Rugovën President) dhe së dyti, për shkak të një logjike të thjeshtë që favorizon liderin. Asnjë lider politik nuk do të quhej i tillë, nëse nuk do të ëndërronte të bëhej kryeministër, president apo diçka tjetër si këto. Pas zgjedhjeve në Kosovë, logjika e formulës politike të qeverisjes, nuk mund të favorizonte ndonjë kandidaturë tjetër për kryeministër nga partia e Haradinajt edhe për arsyen e thjeshtë se Haga akoma nuk e kishte ngritur akuzën e saj. Përndryshe do të thoshte që vetë Kryeministri kosovar të paragjykonte apo të fajësonte veten e tij…
***
Përgjigjja e menjëhershme dhe në kohë e Kryeministrit kosovar për Gjykatën e Hagës, i ka lënë “rraqet në dorë” shumëkujt, që po përgatitej të vinte në konflikt politikën kosovare me Gjykatën e Hagës dhe për pasojë me komunitetin ndërkombëtar. Kjo përgjigje nuk ka lënë asnjë hamendjë se procesi politik në Kosovë do të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Gatishmëria e derisotme e çdo pjesëtari të UÇK-së për t’u përballur me çdo akuzë që vjen nga Haga, nënkupton me pak fjalë luftën e drejtë dhe të pastër që bënë shqiptarët në fund të shekullit që lamë pas. Pas ikjes së Haradinajt, u përforcuan masat e sigurisë në Kosovë dhe pati drojë se mund të kishte trazira. Por, mesazhi i Haradinajt në rend të parë dhe përvoja e vetë qytetarëve të Kosovës e përjashton në një masë shumë të madhe këtë mundësi. Natyrisht, që qytetarët e Kosovës do të protestojne në mënyrë demokratike për atë që ata e quajnë “provokim ndaj vlerave të luftës”, por nga sa po shohim ata po tregojne një maturi të paparë ndonjëherë. Ndërsa, duket se me bekimin e ish-kryeministrit, është përcaktuar tashmë edhe kryeministri i ardhshëm. Pra, Kosova do ta kalojë shpejt krizën politike, me sa duket, nëpërmjet ruajtjes së formulës ekzistuese të koalicionit qeverisës (megjithëse nuk do të ishte keq rishqyrtimi i kësaj formule për momentin). Ndërkohë që, në qytetin e Deçanit, protestat paqësore kanë filluar, pritet që të hënën në Prishtinë dhe më pas në disa nga qytetet kryesore të Kosovës të mbahen protesta në mbështetje të vlerave të luftës.
***
Procesi politik i nisur në Kosovë as nuk do të ndërpritet dhe as nuk do të ngadalësohet. Në gjysmën e dytë të këtij viti pritet të fillojnë bisedimet për statusin e Kosovës. Qëndrimi i Haradinajt e ka ndihmuar procesin në fjalë dhe nuk është çudi që kur ai të ketë vërtetuar të kundërtën e asaj që pretendon Haga, ta gjejë Kosovën një shtet të pavarur dhe sovran.