Tenton vetëvrasjen shitësi i bizhuterive

12/03/2005 Grindjet bashkëshortore, motivi i mundshëm
ELBASAN - Vetëhelmimi i një 31-vjeçari ka hapur sërish faqen e vetëvrasjeve në qytetin e Elbasanit. Enver Arapi, 31 vjeç, i martuar me një fëmijë, dhe shitës ambulator i bizhuterive, ka tentuar vetëvrasjen, duke pirë acid. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari” të qytetit të Elbasanit. Por, fatmirësisht, ka qenë bashkëshortja e tij, e cila e ka konstatuar në kohë aktin fatal të të shoqit, duke i shpëtuar atij jetën. Sipas burimeve policore, por edhe sipas dëshmisë së bashkëshortes, Arapi ishte mbyllur në dhomën e tij të gjumit. Vonesa e tepërt si dhe paralajmërimi që kishte bërë pak kohë më parë se do të vriste veten, e ka shtyrë bashkëshorten e tij të mendonte më të keqen. Dhe në këtë rast parandjenja nuk e ka gënjyer. Sapo ka hapur derën e dhomës, ka parë bashkëshortin e saj pa ndjenja. Menjëherë gruaja ka lajmëruar të afërmit e saj, të cilët e kanë transportuar Arapin në spitalin e qytetit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi acidi kishte dhënë efektin në organizmin e 31-vjeçarit. Ndërkaq, komshinj të çiftit Arapi janë shprehur për gazetën se Enveri shpesh herë kishte grindje me bashkëshorten. Ndërsa kjo e fundit ka pohuar se debatet kanë qenë normale si në çdo familje tjetër, duke mohuar se grindjet bashkëshortore mund ta kenë shtyrë 31-vjeçarin të tentonte vetëvrasjen. Sakaq, për policinë e Elbasanit, grindjet në familje janë pista kryesore e hetimit të kësaj ngjarjeje. Sipas tyre, kryefamiljari Arapi kishte një gjendje të mirë ekonomike dhe të ardhura të mjaftueshme. Në këto kushte pista e vetme e mundshme e kësaj tentative për vetëvrasje është grindja bashkëshortore. Rasti i Arapit i ka çuar në 30 tentativat e vetëvrasjeve në Qarkun e Elbasanit gjatë dy muajve të fundit.
Letra e lamtumirës
Një orë përpara se të tentonte vetëhelmimin, 31-vjeçari kishte shkruar një letër për të lënë amanetet e fundit. Fillimi i letrës do t’i dedikohej vajzës së tij, “amanet vajzën time, e cila do të rritet pa baba...”, dhe letra gjithashtu do të vazhdonte me familjarët e tjerë, por jo me bashkëshorten. Kështu ka deklaruar nëna e tij, ndërsa nuk ka sjellë asgjë tjetër nga letra, e cila tashmë ndodhet në duart e policisë, ndërsa Arapi po lufton me vdekjen.