E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ulja e përkrahjes sociale, të presin delegimin e kompetencave

12/03/2005  Nga grupet e qytetarëve u paraqit shqetësimi se ç’do të bëhej për përkrahjen sociale, e cila këtë vit është ulur gati 30 për qind. Por, drejtoresha ekonomike në Bashki u përgjigj, se fondi për asistencës sociale vjen nga Qeveria, pra është fond i përcaktuar në buxhetin e shtetit. Këtë vit do të bëhet delegimi i kompetencave dhe fondi për asistencën spciale do të përcaktohet nga të ardhurat e bashkisë. “Por derisa sa të delegohen kompetencat, Bashkia e Tiranës nuk ka çfarë të bëjë”, thotë Belinda Ikonomi. Ndërkohë është parashikuar që Bashkia jo thjesht t’u japë përkrahjen mujore të papunëve, por të ndërmarrë dhe projekte për punësimin e tyre, në mënyrë që të ulet numri i atyre që trajtohen me përkrahje sociale.

PRIORITETET SIPAS QYTETAREVE ANKETIMI – JANAR 2005

Infrastruktura shkollore 14.9 %

Infrastruktura rrugore 14.8 %

Transporti publik 14.6 %

Terrenet sportive 14.6 %

Pastrimi i qytetit 12.9 %

Parqet 11.6 %

Shërbimi social 10.9 %

Të tjera

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›