E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi për dhunën, keqtrajtohen 659 femra për një vit

ELBASAN – Dhuna ndaj grave arrin në përmasa alarmante. Në një takim të zhvilluar dje në Elbasan për parandalimin e dhunës në familje, janë deklaruar nga autoritetet zyrtare vendore të paktën 659 raste të keqtrajtimeve gjatë vitit 2007 në të gjithë qarkun. Në seminarin “Të bëjmë realitet zbatimin e ligjit për parandalimin e dhunës në familje”, i organizuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në bashkëpunim me PNUD-in, me pjesëmarrjen e drejtuesve të njësive vendore në rang qarku, të shoqatave jo fitimprurëse etj., është publikuar një studim në lidhje me këtë fenomen, i cili do të paraqitet shumë shpejt edhe në nivel kombëtar. Sipas zv/ministres së Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Marjeta Zaçe, “Ministria dhe PNUD-i kanë ndërmarrë një studim në nivel kombëtar për parandalimin e dhunës në familje, ku shumë shpejt do të jepen të dhëna reale për problemet që e shqetësojnë shoqërinë shqiptare”.

21 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›