Zhdukja e Remzi Hoxhës, familja paralajmëron protesta në Tiranë
Familja e biznesmenit Remzi Hoxhës do të protestojë ditën e martë para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë me rastin e 14 vjetorit të zhdukjes së tij. Në një deklaratë për shtyp familja e biznesmenit Hoxha thekson se protestat paqësore do të mbahen ditën e martë në orën 08:30 për të nxitur autoritetet që të ndërmarrin hapa më energjik në zbulimin e së vërtetës.
Biznesmeni Remzi Hoxha u zhduk në 21 tetor 1995 në qendër të Tiranës dhe deri më tani nuk është gjetur kurrë dhe nuk dihen hollësi të tjera për fatin e tij.
Biznesmeni Remzi Hoxha u zhduk në 21 tetor 1995 në qendër të Tiranës dhe deri më tani nuk është gjetur kurrë dhe nuk dihen hollësi të tjera për fatin e tij.