Vdekja e Dhimitër Xhuvanit, Berisha: Letrat humbasin një prej princërve

Me ndarjen nga jeta e shkrimtarit Dhimitër Xhuvani letrat shqiptare humbasin një prej princërve të tyre më të shquar ,një nga krijuerist më të fuqishëm duke lënë një boshllëk të madh. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në një vizitë ngushëllimi në familjen e shkrimtarit Dhimitër Xhuvani i cili u nda nga jeta ditën e hënë në moshën 75-vjeçare.
"Dhimitër Xhuvani, është një personalitet i rrallë në botën e letrave dhe mendimit shqiptar theksoi Berisha duke shtuar se ai ishte një nga krijuesit më të shquar dhe më të talentuar dhe qyetarin me integritet të larte moral. Sipas Berishës kushdo që ka njohur Dhimitër Xhuvanin e ka admiruar për romanet e tij, për mirësinë, qytetarinë dhe intelektualizimin që e karakterizonte