Helena e Trojës, legjendat dhe të vërtetat 2.500- vjeçare
Autori i Lajmit: red.
Emri i saj vjen nga larg, shumë larg… Janë 2 500 vjet që kur Helena e Trojës, më e bukura e grave vdekatare u dashurua nga të gjithë burrat dhe me të njëjtën forcë u urrye nga femrat. Jo pa shkak… Prej saj u shkatërruan shtete dhe popuj. Thonë se gjithçka ishte prej dashurisë së saj me Paridin. Sa e vërtetë është kjo? Ndiqni një rrëfim ndryshe për Helenën e Trojës, për të mësuar mbi legjendat dhe të vërtetat e një historie 2500-vjeçare.
Bija e Zeusit
E ëma e saj, Leda, ishte gruaja e Tindareut, mbret i Spartës me të cilin ka pasur dy fëmijë, Klitemnestrën dhe djalin, Kastorin. Me bukurinë e vet Leda e ka magjepsur edhe vetë Zeusin dhe me të ka pasur dy fëmijë: Helenën dhe djalin Polideuk. Tindareu nuk ka pasur asgjë kundër pjesëmarrjes së Zeusit në shumimin e familjes së tij, prandaj fëmijët e vet dhe thjeshtrit, i ka rritur si duhet. Me djemtë nuk ka pasur vështirësi të posaçme.
Që të dy u bënë trima të famshëm dhe arritën në qiell ku edhe sot ndriçojnë si Bineqët ose Dioskurët. Edhe me Klitemnestrën, së paku deri sa ishte e re, nuk ka pasur vështirësi. E martoi me Agamemnonin, mbretin e Mikenës. Vështirësi më të mëdha ka pasur me Helenën. Ishte ende vajzë tejet e re, ndërsa për bukurinë e saj është folur larg, andaj e dëshironte Tezeu, mbreti i Athinës dhe me ndihmën e shokut të vet, Piritout, e rrëmbeu. E çliruan vëllezërit Kastor dhe Polideuk dhe e kthyen në shtëpi. Së shpejti në Spartë erdhën krushqit e rinj për Helenën. Me kohë aty u gjenden të gjithë mbretërit dhe fëmijët e mbretërve akeas, të cilët dëshironin të martohen.
Grindjet e tyre rreth Helenës gati e sollën Greqinë deri te gremina e luftës. Katastrofën e pengoi mendjemprehtësia e Odiseut, mbretit të Itakës. Ai në mënyrë të thjeshtë, origjinale, e këshillon Tindareun që t i lërë anash të gjitha konsideratat dinastike dhe politike e t i lejojë Helenës që ta zgjedhë burrin sipas dëshirës së vet. Krushqit u pajtuan me këtë mendim dhe me betim u obliguan se zgjedhjen e saj do ta pranojnë pa kurrfarë kundërshtimi dhe se fituesin nuk do ta vrasin dhe në asnjë mënyrë nuk do ta fyejnë, por në çdo gjë do t i ndihmojnë. Me fat ose pa fat, i zgjedhuri i saj ishte Menelau, vëllau i Agamemnonit. Pas martesës i lindi e bija, Hermiona, dhe kur Tindareu vdiq, Menelau trashëgoi fronin spartan. Çdo gjë ka qenë në rregull, madje as Menelau dhe as Helena nuk kanë parandjerë se çka po u përgatit ndërkohë fati.
Molla për më të bukurën
Atëkohë në shpellën e kentaurëve ishte dasma e Peleut, mbretit të Ftisë me Tetidën, hyjneshën e detit, në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë zotërat. Vetëm Erida, hyjnesha e grindjes, nuk ka qenë e ftuar që të mos ua prishte harenë. Erida e fyer, për t u hakmarrë, në mesin e hyjneshave Afrodita, Hera dhe Athina e hodhi mollën e artë, në të cilën shkruante “Më të bukurës". Hyjneshat menjëherë dëshironin ta merrnin mollën, sepse secila prej tyre, e konsideronte veten më të bukur. Ndërkaq nga kjo lindi grindja në zgjidhjen e së cilës nuk ka dashur të ndërhyjë as zoti suprem, Zeusi. Dëshironte të kishte qetësinë e vet, prandaj i urdhëroi zotit Hermes që ta marrë mollën dhe t´i dërgojë hyjneshat në malin Ida, jo larg Trojës, ku jeton bariu i quajtur Parid. Ky le ta zgjidhë këtë mosmarrëveshje. Paridi ishte i biri i Priamit, mbretit trojan. Arsye e mirë e vendimit të Zeusit ka qenë, sepse jetonte në mal dhe jo në pallatin mbretëror. Para lindjes së Paridit, e ëma e tij ka ëndërruar se do të lindë një eshkë të ndezur, e cila do ta ndezë Trojën. Magjistari ia ka shpjeguar ëndrrën në mënyrë që djali që do të lindë do të jetë shkaktar i shkatërrimit të Trojës. Për këtë arsye mbreti i Trojës urdhëroi që fëmija menjëherë pas lindjes të dërgohet në malin Ida dhe atje të vendoset në kaçubën e pyllit. Fëmijën e mori dhe e ushqeu arusha, e pastaj e gjet bariu Agelau, që e rriti si fëmijën e tij. Për prejardhjen mbretërore të Paridit e ka ditur vetëm Zeusi.
Kur Paridi e pa Hermesin, lajmëtarin e Zeusit, deshi të ikë, por i ra ndërmend se Hermesi do ta arrijë gjithsesi dhe kështu e dëgjoi urdhrin e tij. Paridi e mori mollën dhe filloi t i shikojë hyjneshat. Të triat i dukeshin njësoj të bukura. Mendoi gjatë dhe vendosi atëherë kur hyjneshat ndikuan në të në mënyrë që ligjet dhe gjyqet njerëzore në esencë nuk lejojnë. Gruaja e Zeusit, Hera, i premtoi pushtet mbi tërë Azinë, hyjnesha e luftës Athina, famën luftarake, ndërsa hyjnesha e dashurisë dhe e bukurisë Afrodita gruan më të bukur në botë. Dhe Paridi mollën ia dha Afroditës.
Arratia e Helenës me Paridin
Për Helenën as që kishte dëgjuar, por Afrodita bëri që Paridi sa më shpejt ta njohë. Rrugëve të fatit Paridi arriti në Trojë, ku u njoh nga motra e tij, Kasandra, magjistare dhe profeteshë e famshme. Mbreti Priam, i cili vuajti gjatë për shkak të braktisjes së të birit të vet, e pranoi me gëzim të madh dhe e futi në pallatin mbretëror. Afrodita e porosit Paridin që ta ndërtojë anijen dhe të lundrojë për në Spartë, vend i njohur për nga bukuria e grave të tyre. Paridi e dëgjoi përkundër pikëllimit të madh të Herës dhe Athinës, të cilat për shkak të shkeljes së sedrës, si atij, ashtu edhe Trojës i kanë dëshiruar çdo gjë më të keqe. Mbreti Menelau e pranoi Paridin dhe shokun e tij, Enenë, i cili i ka pritur ashtu siç u ka hije miqve nga Troja e famshme. Për nder të tyre ka përgatitur gostinë dhe lajmëroi gruan e tij që të vinte pranë miqve. Sapo erdhi ajo, Paridi u gjet ballë për ballë me gruan më të bukur prej të gjitha grave vdekatare. Në shikim të parë u dashurua në të. Edhe ai i pëlqeu asaj. Ditën e dytë Menelau u kërkoi ndjesë miqve, sepse, për shkak të një pune të ngutshme, është i detyruar të udhëtojë për në Kretë. Ndërkaq, Afrodita ka nxitur te Helena një dashuri që ka harruar burrin e saj, të bijën. Vullnetarisht, braktis atdheun dhe fshehtas lundroi me Paridin në Trojë. Ndërkaq, versioni i dytë pohon se Paridi e ka detyruar, madje e ka marrë me dhunë. Nuk dihet a kanë lundruar drejt për në Trojë. Siç duket, së pari kanë shkuar në udhëtim dasmor në Egjipt, pastaj një kohë kanë kaluar në Sidon, dhe në Trojë arritën pas disa vjetësh. Sidoqoftë, kështu apo ashtu, Helena u zhduk nga Sparta dhe me të, edhe thesari mbretëror.
Lufta për Helenën
Pas arratisë së gruas, Menelau nuk mundi të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Shkoi në Mikenë te vëllai i vet, Agamemnoni dhe e luti për ndihmë. Agamemnoni e këshilloi që me mbretin e Itakës, Odiseun, të shkojë në Trojë dhe ta lutë mbretin e Trojës, Priamin, që t ia kthejë Helenën. Nëse Priami nuk e sheh të arsyeshme ta korrigjojë veprën e Paridit, të kërcënohet me luftë. Priami e refuzoi lutjen e Menelaut dhe Agamemnoni kaloi prej kërcënimit në vepër. I luti për ndihmë të gjithë mbretërit e akeasve. Të gjithë iu përgjigjën dhe, ose shkuan vetë në luftë, ose dërguan djemtë e tyre. Më në fund, nën udhëheqjen e Agamemnonit u nis ushtria prej njëqind mijë akeasve kundër Trojës. Kështu pra, për shkak të Helenës dhe Paridit, shpërtheu lufta e gjatë dhe e përgjakur trojane, e cila përfundoi me shkatërrimin e Trojës dhe vrasjen e trimave më të mirë akeas. Helena u pendua shpejt për veprën e vet, që u solli shumë vuajtje të gjithëve. Mbreti Priam, në të vërtetë, kurrë nuk e ka qortuar, por ajo e dinte se e gjithë Troja e urreu si shkaktare të luftës. Secila grua që humbi burrin ose djalin në luftë, ia bëri të ditur urrejtjen edhe me një shikim. Mbi të gjitha, shpejt erdhi në vete nga dashuria e Paridit. Siç u tregua, ai nuk ka qenë as burrë ideal. Vërtet, ka qenë i bukur dhe kujdesej për pamjen e tij, por në asgjë tjetër nuk ka mundur të krahasohet me burrin e saj të parë. Gjatë luftës, ndjenjat e saj ndaj Paridit u ftohën dhe, më në fund, u shndërruan në urrejtje. Në luftë, shpesh tregohej frikacak dhe një mashkull që nuk sillej aspak si siç i ka hije një burri.
Paridi në luftë ka korrur edhe disa suksese, por asnjë me trimërinë e vet. Madje, vrau edhe Akilin, kreshnikun më të madh akeas, por jo në betejë të drejtpërdrejtë; me shigjetën tradhtare nga prita, të cilën e ka drejtuar Perëndia Apollon. Edhe vetë vdekja i erdhi në mënyrë të ngjashme. Ndërsa shëtiste nëpër mure, e goditi shigjeta e helmuar e Filoktetit, shigjetarit akeas dhe i shkaktoi plagën e pashërueshme. I çmendur prej dhembjeve, Paridi iku prej Troje dhe shkoi në malin Ida, ku vdiq i braktisur prej të gjithëve. Shokët e tij të mëparshëm e gjetën aty të futur në kaçub dhe i përgatitën varrimin modest. Helena nuk iu afrua stivës së tij. Ndërkohë, ngushllohej te vëllai i tij, Deifobi i ri. Nuk u dëfrye gjatë me të. Me rastin e pushtimit të Trojës, ai u vra nga mbreti Menela, në odën e saj.
Helena dhe Menelau
Takimi i Helenës me Menelaun është për t u befasuar. Kaloi për mirë. Në të vërtetë, Menelau kurrë nuk ka besuar se Helena shkoi vullnetarisht me Paridin dhe ka qenë i bindur, se me shkatërrimin e Trojës vetëm e ka çliruar Helenën prej ofshameve dhe vuajtjeve. Kuptohet se Helena e përkrahte në këtë bindje dhe ia ka shprehur gëzimin e pakufishëm, që më në fund, e ka çliruar. Me triumf të madh hyri në anijen e tij dhe udhëtoi për në Spartë. Pas shtatë viteve bredhjesh, Helena e pa vendlindjen e vet. Menjëherë pas ujëdhesës Lezbos, shtërngata i shpartallon anijet e Menelaut te Kepi i Suniut. Menelau humbi timonierin e tij, ndërsa para Kepit Mele sërish e kap shtërngata dhe anijen e tij e çon deri te buzëderdhja e Nilit. Kështu Helena përsëri u gjet në Egjipt, të cilin e ka parë gjatë udhëtimit me Paridin. Vite të tëra udhëtoi me Menelaun përgjatë brigjeve të Nilit, nëpër Libi, Feniki dhe vende të tjera. Arriti në Sidon. Më në fund, sërish kthehet në Egjipt, ku Menelau shpagoi lundrimin e tij fatlum për në atdhe, me flijimin e begatshëm. Para largimit, mbretëresha egjiptiane Polidamna i dha Helenës barin e mrekullueshëm të përgatitur prej hirit të bimëve magjike. Kush e pi me verë, ai i harron të gjitha mjerimet. E mjaftueshme ka qenë një gotë e vogël dhe Helena harroi dy burrat e mëparshëm në Trojë, ndërsa Menelau mundimet që, për shkak të saj, i ka vuajtur. Në Spartë Helena jetoi e lumtur me Menelaun. Ishin përsëri të lidhur me dashurinë fatlume, madje jo vetëm deri në vdekje, por dhe pas saj, sepse zotërat të dy i kanë sjellë në Elize, ku i kalojnë ditët në lumturi të amshueshme.
Dilema e historianëve
Luftë për më të bukurën apo për pasurinë?
Helena është njëra prej shembëlltyrave më interesante të miteve greke dhe deri më sot jeton në vetëdijen e njerëzimit si simbol i gruas së bukur dhe aventuriere. Gjatë dy mijë e pesëqind vjeteve të shkuara ka kaluar nëpër ndryshime të shumta. Homeri e përshkruan si grua tërësisht simpatike. Euripidi në tragjedinë “Trojanët” (e vitit 415 para e.s.) e gjykon, duke menduar se i është shmangur dënimit, edhe pse ka qenë shkas i shkatërrimit të Trojës, ndërsa gratë e tjera trojane për shkak të saj kanë përjetuar vuajtje të shumta. Përkundër kësaj, mendon se Helena kurrsesi nuk ka qenë në Trojë, por pas ikjes prej Spartës ka mbetur në Egjipt, ku ka jetuar me nder deri në kohën e ardhjes së Menelaut. Sofokliu e paraqet në dramën “Dasma e Helenës”, si grua besnike dhe të dashuruar. Kështu flasin autorët antikë, sepse kjo dramë nuk është ruajtur. Filozofi Gorgia në “Fjalimin mbi Helenën” nga fillimi i shek. IV para es. e mbron tezën se ikja e saj prej burrit nuk meriton vlerësim negativ. Poeti Simonid, gjoja në një këngë e dënon, ndërsa në tjetrën e lavdëron. Lidhur me këtë asgjë nuk do të ishte e jashtëzakonshme, por pas këngës së parë, poeti verbohet, dhe pas së dytës sërish sheh. Poeti romak Ovidi ndaj saj ka pasur aq mirëkuptim (në Heroidet) sa ka pasur Virgjili fjalë ndëshkimi. Edhe më kontradiktor është kuptimi për të në veprat e shkrimtarëve, poetëve dhe muzikantëve modernë. Kjo, pasi gruaja e bukur, e cila përveç bukurisë ka edhe atë që rëndom quhet e kaluara, përherë i ka tërhequr artistët. Helena hyn në radhën e figurave të femrave antike, e cila më së shumti është trajtuar nga aspekti artistik. Nga antikiteti janë ruajtur gati njëqind e njëzet vazo me pamjen e saj.
Në fund edhe një shënim: Në qoftë se sot nuk dyshojnë se lufta e Trojës vërtet është ngjarje historike (me siguri nga mbarimi i shek. XIII para e.s.), Helenën mund ta lëmë anash nga kërkimet e shkaqeve të saj reale. Për shkak të një gruaje, madje edhe aq të bukur sikur se e përshkruan Homeri, nuk do të nisen në lundrim dhe në luftë më se njëqind anije me njëqind mijë ushtarë në kuverta. Duket se lufta e Trojës, ndonëse jashtëzakonisht madhështore ka qenë thjesht ekspeditë kusarësh e grekëve evropianë kundër bashkëfishorëve të vet të Azisë së Vogël dhe se ka qenë e motivuar me dëshirën që ta marrin pasurinë legjendare të “qytetit të mbretit Priam". Që ky qytet vërtet ka qenë i pasur, kanë dëshmuar gërmimet e Kajnrih Shlimanit në vitin 1871-1878, i cili në gërmadhat e Trojës ka zbuluar pasurinë, vlera e së cilës i tejkalon të gjitha masat ekzistuese. Vetëm "diademi i Helenës nga Argu" përbëhet prej 16.533 copëzash që janë të karakterit të argjendarisë më të pastër dhe i cili me stilin e vet artistik nuk i përngjet asgjë që deri më atëherë ka qenë e njohur nga bota antike. Shlimani në Trojë ka gjetur gjithësej dhjetë grumbuj të objekteve prej ari. Pjesa më e madhe e tyre, për fat të keq, është zhdukur në mbarim të Luftës së Dytë Botërore në Berlin.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2009