Olga Kurilenko: “James Bond më ndryshoi jetën”
Autori i Lajmit: red.
Olga Kurilenko u përzgjodh në rolin e Kamilës në "Quantum of Solace" mes 400 aktoreve të tjera, sepse ajo ishte e qetë dhe e akullt gjatë provës. "Në realitet po vdisja frike, po që fëmijë jam mësuar që të shtrëngoj dhëmbët dhe të eci përpara",- tregon ajo. Është e zgjuar, përveç se e bukur, kjo vajzë 29-vjeçare me sy jeshil. Ka lindur në Berdjansk në Ukrainë, në kohën e regjimit komunist në një familje të varfër. "Edhe pse nuk kishim para, unë studiova shumë. Frekuentoja çdo ditë leksionet e artit, recitimit, vallëzimit dhe pianos. Nuk ndalesha kurrë. Doja t ia mbathja nga jeta skandaloze që bëja", - thotë Kurilenko. Në moshën 13-vjeçare i ndriti fati. "Po prisja metronë në Moskë me mamanë time, kur afrohet një person dhe më pyet nëse kisha menduar ndonjëherë të bëhesha modele", - thotë Olga, e cila pas kësaj nisi karrierën si modele. Në gjashtë muaj mësoi frëngjishten dhe u transferua në Paris. Në moshën 18-vjeçare ishte në kopertinën e "Vogue" dhe sfiloi për stilistët më të famshëm, mes të cilëve edhe Kavalli e Kenzo. Por për të qenë një Bond Girl moderne, duhet shumë punë dhe stërvitje fizike. "Fillimisht kam marrë leksione spanjishteje, duke qenë se Kamila, personazhi im, duhet të kishte një theks amerikano-jugor. Më pas më duhej të djersisja, pikërisht unë që nuk kam qenë një fanatike e fitnesit",- tregon Olga. Aktorja ukrainase rrëfen se ka mësuar të mbajë në dorë pistoletën dhe të hidhet nga lartësitë, si dhe ka kryer ngritje peshash për të rritur masat e saj muskulare. "Jeta ime me personazhin e Bond Girl ka ndryshuar rrënjësisht", thotë aktorja e lindur në një vend të varfër, po që sot gëzon famën dhe suksesin.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2009