"Bie" qeveria e Shkupit, ikin ministrat
Qeveria e Nikolla Gruevskit
në Maqedoni u trondit dje
nga një valë dorëheqjesh
të papritura të disa ministrave.
Tre ministra dhe dy zyrtarë të
lartë të qeverisë janë larguar
nga detyra. Dy prej tyre Pero
Stojanovski i Arsimit dhe Aco
Spasenovski i Bujqësisë kanë
dhënë dorëheqjen, kurse ministri
i Financave, Trajko Sllavevski,
siç njoftohet, është larguar nga
vetë Kryeministri maqedonas,
Nikolla Gruevski. Veç ministrave,
edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë,
zëvendësministri i Bujqësisë dhe
sekretari i Përgjithshëm i qeverisë
janë larguar nga detyra.
I pari që dha dorëheqjen ishte
ministri i Arsimit, Pero Stojanovski,
i cili u largua për shkak të
problemeve të fundit në Universitetin
Shtetëror të Tetovës, ku
qeveria u akuzua se cenoi rëndë
autonominë e institucionit dhe
debateve lidhur me hapjen e pesë
drejtimeve në gjuhën shqipe.
Ditën e djeshme edhe ministri
i Financave dhe Bujqësisë ka
ofruar dorëheqjen nga posti.
Ndërkaq, burimet qeveritare të
Shkupit thonë se ministër i ri i Arsimit
do të jetë, Nikolla Todorov,
drejtori i kadastrës së kryeqytetit
të Maqedonisë kurse ministër
i ri për Financat dhe Bujqësinë
pritet të jetë Lupço Dimovski.
Vasko Naumovski do të emërohet
zëvendësministër për Çështje
Europiane, në vend të Ivica Bocevskit,
i cili dha dorëheqjen
një javë më parë. Zëdhënësi i
qeverisë maqedonase i justifi koi
të gjitha lëvizjet me "freskim të
kabinetit". Agjencia e lajmeve INA
raporton se priten ndryshime në
Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe
Ministrinë e Punës dhe Politikës
Sociale.
Megjithëse dorëheqjet e ministrave
maqedonas ndodhën
shumë shpejt, ato nuk ishin
të befasishme. Situata politike
kishte kohë që e shtynte qeverinë
drejt riformatimit. Përpara se të
ndodhte "tronditja" në Shkup,
"Dojçe Vele" analizonte situatën
politike në vend me anë të një
artikulli ku theksohej se mospërmbushja
e reformave në disa
sfera të rëndësishme e në veçanti
në gjyqësi dhe administratën
publike, mund ta largojnë Maqedoninë
nga procesi i integrimit në
strukturat euroatlantike.
Sipas kësaj agjencie, në prag
të publikimit të raportit të ri të
Komisionit Europian për përparimin
e Maqedonisë, qeveria
duhet të japë maksimumin e
saj, të zbatojë të gjitha reformat
e rëndësishme për marrjen e
datës për fillimin e negociatave
me BE-në. Kështu janë shprehur
dy diplomatët europianë, ambasadori
i BE-së, Ervan Fuere
dhe Llarsd Freden, ambasador i
Suedisë, vendi i të cilit kryeson
më BE-në. Mospërmbushja e
reformave në gjyqësi, si dhe
kritereve të caktuara politike,
janë disa nga arsyet që sipas
ekspertëve e largojnë Maqedoninë
nga integrimi në strukturat
euroatlantike.
Sanja Kostovska, nga Qendra
për Menaxhimin dhe Hartimin
e Politikave, thotë se kontesti
rreth emrit është vetëm një
arsye për moszbatimin e 8
kritereve, të parashtruara vitin
e kaluar nga komisioneri për
zgjerim, Olli Rehn. "Për fat të
keq, Maqedonia nuk ka arritur
të tregojë përparim të madh në
përmbushjen e reformave, në
bazë të 8 kritereve të BE-së. Ajo që
na mungon ne, është menaxhimi
më i mirë i vetë procesit të përmbushjes
së standardeve dhe afrimi
i vendit drejt BE-së. Çështja e emrit
ka lënë në hije përmbushjen e
kritereve të tjera", vlerëson Sanja
Kostovska.
Reformat në gjyqësi, administrata
profesionale dhe
e depolitizuar, dialogu midis
pozitës dhe opozitës, pavarësia
dhe liria e mediave janë vetëm
një pjesë e kërkesave të KE-së që
Maqedonia duhet t‘i plotësojë
nëse dëshiron të marrë datën
për fillimin e negociatave për
anëtarësim në BE. Ekspertët
që ndjekin integrimet euroatlantike
konkludojnë se shumë
pak nga kërkesat janë të përmbushura.
"Ligji për Parlamentin
dhe qeverinë duhej të ishte
miratuar në muajin prill, por
nuk ka ndodhur. Ka ngecje edhe
në dialogun politik midis pozitës
dhe opozitës", thotë Lidija
Dimoska, nga Qendra Maqedonase
për Arsimim Europian.
Euroambasadori Ervan Fuere
është i mendimit se në disa sfera
ka ngecje evidente të reformave.
Sipas tij, nuk ka dëshmi të mjaftueshme
që do të tregonin se
gjyqësori është i pavarur. "Edhe
në administratën publike reformat
janë të ngadalësuara, në këtë
drejtim duhet të punohet shumë.
Duhet të implementohet me efi -
kasitet struktura e përparimit në
karrierë dhe duhet të ndërpritet
dukuria e shëmtuar e ndërrimit të
të punësuarve në administratën
shtetërore, varësisht se cila parti
vjen në pushtet", thotë ambasadori
i BE-së në Maqedoni, Ervan
Fuere.
Osman Kadriu, ekspert
për çështje juridike, thotë se
politizimi, joefi kasiteti dhe korrupsioni,
janë tri elementet që
karakterizojnë pushtetin gjyqësor,
nga të cilët do ta pësojë edhe
procesi i integrimit të vendit.
"Nuk mendoj se deri në fund
të vitit do të eliminohen të gjitha
këto dukuri, që të fl asim se Maqedonia
i plotëson kushtet edhe nga
aspekti i pavarësisë së pushtetit
gjyqësor për anëtarësim në strukturat
euroatlantike", shpreh mendimin
profesori Osman Kadriu.
në Maqedoni u trondit dje
nga një valë dorëheqjesh
të papritura të disa ministrave.
Tre ministra dhe dy zyrtarë të
lartë të qeverisë janë larguar
nga detyra. Dy prej tyre Pero
Stojanovski i Arsimit dhe Aco
Spasenovski i Bujqësisë kanë
dhënë dorëheqjen, kurse ministri
i Financave, Trajko Sllavevski,
siç njoftohet, është larguar nga
vetë Kryeministri maqedonas,
Nikolla Gruevski. Veç ministrave,
edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë,
zëvendësministri i Bujqësisë dhe
sekretari i Përgjithshëm i qeverisë
janë larguar nga detyra.
I pari që dha dorëheqjen ishte
ministri i Arsimit, Pero Stojanovski,
i cili u largua për shkak të
problemeve të fundit në Universitetin
Shtetëror të Tetovës, ku
qeveria u akuzua se cenoi rëndë
autonominë e institucionit dhe
debateve lidhur me hapjen e pesë
drejtimeve në gjuhën shqipe.
Ditën e djeshme edhe ministri
i Financave dhe Bujqësisë ka
ofruar dorëheqjen nga posti.
Ndërkaq, burimet qeveritare të
Shkupit thonë se ministër i ri i Arsimit
do të jetë, Nikolla Todorov,
drejtori i kadastrës së kryeqytetit
të Maqedonisë kurse ministër
i ri për Financat dhe Bujqësinë
pritet të jetë Lupço Dimovski.
Vasko Naumovski do të emërohet
zëvendësministër për Çështje
Europiane, në vend të Ivica Bocevskit,
i cili dha dorëheqjen
një javë më parë. Zëdhënësi i
qeverisë maqedonase i justifi koi
të gjitha lëvizjet me "freskim të
kabinetit". Agjencia e lajmeve INA
raporton se priten ndryshime në
Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe
Ministrinë e Punës dhe Politikës
Sociale.
Megjithëse dorëheqjet e ministrave
maqedonas ndodhën
shumë shpejt, ato nuk ishin
të befasishme. Situata politike
kishte kohë që e shtynte qeverinë
drejt riformatimit. Përpara se të
ndodhte "tronditja" në Shkup,
"Dojçe Vele" analizonte situatën
politike në vend me anë të një
artikulli ku theksohej se mospërmbushja
e reformave në disa
sfera të rëndësishme e në veçanti
në gjyqësi dhe administratën
publike, mund ta largojnë Maqedoninë
nga procesi i integrimit në
strukturat euroatlantike.
Sipas kësaj agjencie, në prag
të publikimit të raportit të ri të
Komisionit Europian për përparimin
e Maqedonisë, qeveria
duhet të japë maksimumin e
saj, të zbatojë të gjitha reformat
e rëndësishme për marrjen e
datës për fillimin e negociatave
me BE-në. Kështu janë shprehur
dy diplomatët europianë, ambasadori
i BE-së, Ervan Fuere
dhe Llarsd Freden, ambasador i
Suedisë, vendi i të cilit kryeson
më BE-në. Mospërmbushja e
reformave në gjyqësi, si dhe
kritereve të caktuara politike,
janë disa nga arsyet që sipas
ekspertëve e largojnë Maqedoninë
nga integrimi në strukturat
euroatlantike.
Sanja Kostovska, nga Qendra
për Menaxhimin dhe Hartimin
e Politikave, thotë se kontesti
rreth emrit është vetëm një
arsye për moszbatimin e 8
kritereve, të parashtruara vitin
e kaluar nga komisioneri për
zgjerim, Olli Rehn. "Për fat të
keq, Maqedonia nuk ka arritur
të tregojë përparim të madh në
përmbushjen e reformave, në
bazë të 8 kritereve të BE-së. Ajo që
na mungon ne, është menaxhimi
më i mirë i vetë procesit të përmbushjes
së standardeve dhe afrimi
i vendit drejt BE-së. Çështja e emrit
ka lënë në hije përmbushjen e
kritereve të tjera", vlerëson Sanja
Kostovska.
Reformat në gjyqësi, administrata
profesionale dhe
e depolitizuar, dialogu midis
pozitës dhe opozitës, pavarësia
dhe liria e mediave janë vetëm
një pjesë e kërkesave të KE-së që
Maqedonia duhet t‘i plotësojë
nëse dëshiron të marrë datën
për fillimin e negociatave për
anëtarësim në BE. Ekspertët
që ndjekin integrimet euroatlantike
konkludojnë se shumë
pak nga kërkesat janë të përmbushura.
"Ligji për Parlamentin
dhe qeverinë duhej të ishte
miratuar në muajin prill, por
nuk ka ndodhur. Ka ngecje edhe
në dialogun politik midis pozitës
dhe opozitës", thotë Lidija
Dimoska, nga Qendra Maqedonase
për Arsimim Europian.
Euroambasadori Ervan Fuere
është i mendimit se në disa sfera
ka ngecje evidente të reformave.
Sipas tij, nuk ka dëshmi të mjaftueshme
që do të tregonin se
gjyqësori është i pavarur. "Edhe
në administratën publike reformat
janë të ngadalësuara, në këtë
drejtim duhet të punohet shumë.
Duhet të implementohet me efi -
kasitet struktura e përparimit në
karrierë dhe duhet të ndërpritet
dukuria e shëmtuar e ndërrimit të
të punësuarve në administratën
shtetërore, varësisht se cila parti
vjen në pushtet", thotë ambasadori
i BE-së në Maqedoni, Ervan
Fuere.
Osman Kadriu, ekspert
për çështje juridike, thotë se
politizimi, joefi kasiteti dhe korrupsioni,
janë tri elementet që
karakterizojnë pushtetin gjyqësor,
nga të cilët do ta pësojë edhe
procesi i integrimit të vendit.
"Nuk mendoj se deri në fund
të vitit do të eliminohen të gjitha
këto dukuri, që të fl asim se Maqedonia
i plotëson kushtet edhe nga
aspekti i pavarësisë së pushtetit
gjyqësor për anëtarësim në strukturat
euroatlantike", shpreh mendimin
profesori Osman Kadriu.