Nimiç, në Athinë për çështjen e emrit: Ka shpresa për kompromis
"Optimist dhe më afër zgjidhjes së
çështjes së emrit në krahasim me
të kaluarën", u shpreh Matthew Nimiç
sot në Athinë pas bisedimeve njëorëshe
që pati me ministren e Jashtme greke,
Dora Bakojani.
Në deklaratat e tij për shtyp, në
prezencë të negociatorit grek, Adhamantios
Vasillaqis, Metju Nimiç, bëri të qartë
se ndryshimet e propozuara prej tij "janë
të pakta dhe të një rëndësie dytësore".
Ato nuk ndryshojnë thelbin e propozimit
të muajit tetor, që nga Athina ishte
pranuar si "bazë për diskutim", kurse nga
qeveria e Shkupit ishte hedhur poshtë.
Ndërmjetësi ndërkombëtar mbajti
konspiracion të plotë, për sa i përket
përmbajtjes së ndryshimeve të propozuara
prej tij dhe evitoi dhënien e
përgjigjes për pyetjen nëse do të arrihet
një kompromis brenda vitit, siç ishte
përfolur në media. Niemitz tha shprehimisht
se "nuk më pëlqejnë afatet as t‘u
them palëve të bëjnë këtë ose atë gjë".
Ndërkohë, në mënyrë të përsëritur ai
foli për "dëshirën e përbashkët të të dyja
palëve për të vazhduar procesin dhe për
të gjetur zgjidhjen", duke e cilësuar atë
si emëruesin e përbashkët. "Çështja që
diskutojmë gjithë këto vite është vetëm
emri i shtetit", tha Nimiç, i cili e cilësoi
ndërkohë si realitet të pamohueshëm
"ekzistencën e gjuhës dhe të etnitetit
maqedonas brenda një shteti të njohur
nga OKB-ja si FYROM".
Synimi i Nimiç në këtë vizitë gjatë të
cilës, u takua sot edhe me kryetarin e
opozitës socialiste, Jorgos Papandreu,
është që të afrojë më shumë Athinën në
rrugën e një kompromisi për emrin, i
cili në variantin e përfolur plotëson një
nga kushtet bazë të kërkesave të saj për
një emërtim me karakter gjeografik.
"Republika e Maqedonisë së Veriut", që
Nimiç konfirmoi se mbetet në tryezën e
bisedimeve, në fakt do të përmbushte
plotësisht kërkesën e Athinës në qoftë
se do të ishte erga omnes, për të gjitha
përdorimet dhe jo vetëm për përdorim
ndërkombëtar.
Në një kompromis nuk mund t‘i
fitosh të gjitha. Kështu, lëshimi i
kërkuar prej Athinës, që vendi fqinj
në planin e brendshëm të emërtohet
me emrin e tij të plotë kushtetues "Republika
e Maqedonisë", do të mund
të kompensohej me tërheqjen e palës
tjetër nga insistimi i saj fillestar për
kushtëzimin e një kompromisi për emrin
me pranimin e "etnitetit dhe gjuhës
maqedonase".
Një insistim i tillë, sipas analistëve
grekë, do të ishte pengesa më e madhe
për kapërcimin e konfliktit dhe Athina
kurrsesi nuk do të legjitimonte një
"uzurpim" të historisë, që deri më tani
përbën edhe themelin e kundërshtimit
të saj për ekskluzivitetin nga fqinjët e
saj të emrit Maqedoni. Kursi i ndjekur
nga ndërmjetësi ndërkombëtar Nimiç,
"Diskutojmë vetëm për emrin", ishte
edhe trajtim më realist për një konflikt,
që për gati 15 vjet mban peng
marrëdhëniet midis dy fqinjëve dhe
aktualisht frenon proceset integruese
euroatlantike në rajon.
Optimizmi i shprehur nga Nimiç ka
sigurisht prapaskenën e vet. Është e
qartë se po punohet intensivisht për
daljen nga qorrsokaku. Nuk ka dyshim
se Athina do të dëshironte që t‘i
jepej fund sa më parë një konflikti që i
konsumoi kapital të madh diplomatik
gjithë këto vite. "Siç konstatova dhe nga
fjalët e vetë ministres Bakojani, Greqia
dëshiron marrëdhënie të mira me
fqinjin e saj verior", tha Nimiç. Jo rastësisht
u lejua që në pistën e aeroportit
të Korfuzit, ditët e takimit të OSBE-së
më 29 qershor, të ulej avioni i Kryeministrit
Gruevski me siglën "Republika e
Maqedonisë", që ministrja Bakojanis e
serviri si nismë të saj personale, duke
marrë përsipër koston politike.
Reagimet e opozitës, veçanërisht
asaj nacionaliste të Alarmit Ortodoks
Popullor, tregojnë se arritja e një kompromisi
për emrin nuk do të jetë çështje
e lehtë për kabinetin Karamanlis. Me
"shuplakën" e zgjedhjeve europarlamentare
të 7 qershorit për kabinetin
Karamanlis dhe opsionin e zgjedhjeve
të parakohshme të hapur, një gjë
është e sigurt: koniunktura politike
nuk favorizon arritjen e kompromisit
të shumëpritur. Me të drejtë, Nimiç
eviton afatet.
çështjes së emrit në krahasim me
të kaluarën", u shpreh Matthew Nimiç
sot në Athinë pas bisedimeve njëorëshe
që pati me ministren e Jashtme greke,
Dora Bakojani.
Në deklaratat e tij për shtyp, në
prezencë të negociatorit grek, Adhamantios
Vasillaqis, Metju Nimiç, bëri të qartë
se ndryshimet e propozuara prej tij "janë
të pakta dhe të një rëndësie dytësore".
Ato nuk ndryshojnë thelbin e propozimit
të muajit tetor, që nga Athina ishte
pranuar si "bazë për diskutim", kurse nga
qeveria e Shkupit ishte hedhur poshtë.
Ndërmjetësi ndërkombëtar mbajti
konspiracion të plotë, për sa i përket
përmbajtjes së ndryshimeve të propozuara
prej tij dhe evitoi dhënien e
përgjigjes për pyetjen nëse do të arrihet
një kompromis brenda vitit, siç ishte
përfolur në media. Niemitz tha shprehimisht
se "nuk më pëlqejnë afatet as t‘u
them palëve të bëjnë këtë ose atë gjë".
Ndërkohë, në mënyrë të përsëritur ai
foli për "dëshirën e përbashkët të të dyja
palëve për të vazhduar procesin dhe për
të gjetur zgjidhjen", duke e cilësuar atë
si emëruesin e përbashkët. "Çështja që
diskutojmë gjithë këto vite është vetëm
emri i shtetit", tha Nimiç, i cili e cilësoi
ndërkohë si realitet të pamohueshëm
"ekzistencën e gjuhës dhe të etnitetit
maqedonas brenda një shteti të njohur
nga OKB-ja si FYROM".
Synimi i Nimiç në këtë vizitë gjatë të
cilës, u takua sot edhe me kryetarin e
opozitës socialiste, Jorgos Papandreu,
është që të afrojë më shumë Athinën në
rrugën e një kompromisi për emrin, i
cili në variantin e përfolur plotëson një
nga kushtet bazë të kërkesave të saj për
një emërtim me karakter gjeografik.
"Republika e Maqedonisë së Veriut", që
Nimiç konfirmoi se mbetet në tryezën e
bisedimeve, në fakt do të përmbushte
plotësisht kërkesën e Athinës në qoftë
se do të ishte erga omnes, për të gjitha
përdorimet dhe jo vetëm për përdorim
ndërkombëtar.
Në një kompromis nuk mund t‘i
fitosh të gjitha. Kështu, lëshimi i
kërkuar prej Athinës, që vendi fqinj
në planin e brendshëm të emërtohet
me emrin e tij të plotë kushtetues "Republika
e Maqedonisë", do të mund
të kompensohej me tërheqjen e palës
tjetër nga insistimi i saj fillestar për
kushtëzimin e një kompromisi për emrin
me pranimin e "etnitetit dhe gjuhës
maqedonase".
Një insistim i tillë, sipas analistëve
grekë, do të ishte pengesa më e madhe
për kapërcimin e konfliktit dhe Athina
kurrsesi nuk do të legjitimonte një
"uzurpim" të historisë, që deri më tani
përbën edhe themelin e kundërshtimit
të saj për ekskluzivitetin nga fqinjët e
saj të emrit Maqedoni. Kursi i ndjekur
nga ndërmjetësi ndërkombëtar Nimiç,
"Diskutojmë vetëm për emrin", ishte
edhe trajtim më realist për një konflikt,
që për gati 15 vjet mban peng
marrëdhëniet midis dy fqinjëve dhe
aktualisht frenon proceset integruese
euroatlantike në rajon.
Optimizmi i shprehur nga Nimiç ka
sigurisht prapaskenën e vet. Është e
qartë se po punohet intensivisht për
daljen nga qorrsokaku. Nuk ka dyshim
se Athina do të dëshironte që t‘i
jepej fund sa më parë një konflikti që i
konsumoi kapital të madh diplomatik
gjithë këto vite. "Siç konstatova dhe nga
fjalët e vetë ministres Bakojani, Greqia
dëshiron marrëdhënie të mira me
fqinjin e saj verior", tha Nimiç. Jo rastësisht
u lejua që në pistën e aeroportit
të Korfuzit, ditët e takimit të OSBE-së
më 29 qershor, të ulej avioni i Kryeministrit
Gruevski me siglën "Republika e
Maqedonisë", që ministrja Bakojanis e
serviri si nismë të saj personale, duke
marrë përsipër koston politike.
Reagimet e opozitës, veçanërisht
asaj nacionaliste të Alarmit Ortodoks
Popullor, tregojnë se arritja e një kompromisi
për emrin nuk do të jetë çështje
e lehtë për kabinetin Karamanlis. Me
"shuplakën" e zgjedhjeve europarlamentare
të 7 qershorit për kabinetin
Karamanlis dhe opsionin e zgjedhjeve
të parakohshme të hapur, një gjë
është e sigurt: koniunktura politike
nuk favorizon arritjen e kompromisit
të shumëpritur. Me të drejtë, Nimiç
eviton afatet.