Alba Topallaj: Ngjit me shpejtësi shkallët e suksesit në shkollën amerikane
06/05/2005 QUEENS NY: Disa ditë më parë, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, zonja Marsi Ris, në takimin publik me 'FULBRIGHT'-istët shqiptarë, i kushtoi gjithashtu pasion, inkurajim dhe vëmendje të veçantë pikërisht edhe faktit tjetër dhe po aq të rëndësishëm, atij çfarë pritet nga një numër gjithmonë e në rritje studentësh shqiptarë, që sot po shkollohen në Amerikë. "Tashmë - porositi dhe ftoi ajo - këta studentë duhet të ndihen të mirëpritur këtu në Shqipëri, në mënyrë që të sjellin dhe kultivojnë formimin perëndimor, arsimimin, kulturën dhe praktikat komunitare amerikane".
Në shkrimin e mëposhtëm, që paraqet ecurinë dhe integrimin e shkëlqyer të një vajze shqiptare në jetën dhe shkollën amerikane, nuk është e vështirë të kuptohet se një porosi e tillë do të vlejë më vonë edhe për këtë vajzë, të quajtur Alba Topallaj.
E djeshmja në Shqipëri...
E lindur në Tiranë, më 1988, e bija e prindërve Majlinda dhe Marketin Topallaj, ish-nxënëse e shkollës "Avni Rustemi" në Tiranë, ka afro gjashtë vjet që është larguar nga Shqipëria dhe banon në SHBA, në Kuins të Nju-Jorkut. Megjithëse tashmë e integruar në jetën amerikane, ajo vazhdon të thotë: "Shqipëria, natyrisht, më pëlqen shumë. I ruaj ende të freskëta kujtimet. Kujtoj me nostalgji Tiranën time të dashur, ku linda e u rrita. Më merr malli për rrugët dhe shkollën atje, për të afërmit e mi të dashur, për mësueset aq të mira, shokët e shoqet e klasës, për të gjithë, të gjithë... për shoqet e dashura të mia atje.
Megjithëse këtu kam shumë nga të afërmit e mi dhe mjaft shoqe e shokë të rinj, përsëri më merr shumë malli për gjyshen, nëna Rozën dhe 2 kushërirat e mia, Vilmën dhe Renatën, më merr malli për të gjitha ato shoqe që lashë në Tiranë, për motrat Besforta dhe Endrita Mulleti, për motrat Larisa dhe Odeta Agovi dhe shumë shoqe të tjera". Dhe më tej, Alba vazhdon të tregojë se do ta ketë mjaft të vështirë të harrojë dhe të shpëtojë edhe nga gjithë ajo çka ka përjetoi me ngjarjet e vitit 1997: "...Vetëm Zoti e di, ai na shpëtoi ..., - vazhdon ajo. "Kurrë nuk do të më fshihet nga mendja ajo ditë kur një vajzë të lagjes, gjatë një përleshjeje me armë midis dy bandave në lagjen tonë, dikush prej tyre e vrau në pragun e shtëpisë së vet... Ishte humnerë plot tmerr... panik ... trishtim ... Si të ta shpreh ?... Nuk ndieje më as të djeshme ... Nuk shihje më as të nesërme... ! Megjithatë...".
E sotmja në Amerikë...
Fillimi i mësimeve në klasën e 6-të të shkollës "Ridgewood I. School-Queens" në shtator të vitit 1999, qe mjaft i vështirë. Gjuha, kultura e komunikimit, mangësitë dhe diferencat e dukshme arsimore, vështirësia për t'u integruar dhe për t'u kuptuar me mësuesit dhe bashkënxënësit e rinj amerikanë, patjetër që për t'u ndier pjesë e këtij realiteti të ri, e bënë të posaardhurën të 'djersisë mirë'. "Kisha mësuar pak anglisht në Shqipëri - thotë Alba - por gjuhën e librave e jo atë të amerikanëve. Nuk kuptoja thuajse asgjë, nuk dija as shprehjet më të thjeshta dhe të përditshme që përdornin amerikanët... Fillimisht, shkolla më caktoi në një program përgatitor tremujor. Më dukej vetja sikur isha jashtë gjithçkaje, por natyrisht me kalimin e kohës marrëdhënia ime me shkollën filloi të normalizohej dhe mbas 3 muajsh më kaluan në klasat e rregullta...". Një vit më pas, ajo filloi edhe mësimin e gjuhës spanjolle dhe asaj italiane. Megjithatë, mbas tre vitesh, në 2002, pavarësisht vështirësive jo të pakta të këtij realiteti sa të ndryshëm, aq dhe të larmishëm njujorkez, kur kjo vajzë përfundoi klasën e 8-të, drejtori i kësaj shkolle, në ceremoninë e mbylljes së vitit shkollor, duke e shpallur atë nxënësen më të mirë dhe "Valedictorian" e kësaj ceremonie të përvitshme, e vlerësoi maksimalisht arritjen e kësaj studenteje. Para një numri të madh prindërish, studentësh, mësuesish dhe pjesëmarrësish të tjerë, ai deklaroi: "Shihni këtë nxënëse që para tre vitesh erdhi nga Shqipëria, që gjithçka e filloi nga e para dhe që për një periudhë kaq të shkurtër arriti të bëhej nxënësja që ka arritur gjatë tre viteve rresht rezultatet më të mira prej shumë vitesh në këtë shkollë. Kjo vajzë me përkushtimin e saj na nderoi të gjithëve dhe ne do ta veçojmë si shembull të shkëlqyer edhe për të ardhmen".
Gjithçka kulmon për këtë vajzë në prill 2002, kur, me qëllim që të pranohet në shkollën e mesme 'Stuyvesant High School' në Doun Toun, Manhattan - Nju Jork (shkollë publike kjo për të cilën duhet theksuar fakti se përfaqëson nivelin më të lartë të sistemit arsimor në të gjithë territorin e SHBA-së), konkurron dhe fiton, me gjithë habinë dhe mosbesimin e autoriteteve, të cilëve më parë ajo u refuzoi bursën publike për shkollimin e mëtejshëm në 'Queens Catholic College' (gjimnazi më i mirë në Kuins), bursë kjo të cilën ia akorduan si shpërblim për rezultatet e arritura.
Kështu, në fund të shtatorit të vitit 2002, duke qenë njëkohësisht edhe i pari shqiptar që pranohet në këtë shkollë superelitare amerikane, fillon shkollimin e saj të mëtejshëm në këtë shkollë, që ndodhet pikërisht në Chamber Street, dhe rreth 200 metra pranë vendit ku një vit më parë lartoheshin 2 Kullat Binjake, duke u ndeshur me vështirësi edhe më të mëdha se të parat.
Niveli i lartë i të gjithë nxënësve - në këtë gjimnaz pranohen çdo vit nxënësit më të mirë të gjithë shtetit të Nju-Jorkut - si dhe niveli jashtëzakonisht i lartë i mësimdhënies, kërkonte përkushtim, këmbëngulje dhe sakrifica akoma më të mëdha. Për këtë vetë Alba tregon: "Pranimi im në këtë shkollë do të thosha se ishte suksesi i parë i imi ... Ishte ajo që unë dëshiroja të arrija ... Më kujtohet si sot mësuesja e biologjisë, e cila që ditën e parë të mësimit në këtë shkollë, si për të na shkundur, na tha copë: 'Ju keni qenë nxënës shumë të mirë në tetëvjeçare, por këtu është tjetër dhe ju do të jeni vazhdimisht si 'peshqit e vegjël në një akuarium të madh'".
Megjithatë, që në fillim kjo vajzë starton, duke marrë dy programe të avancuara, megjithëse shumë të vështira në matematikë dhe histori. Studion shumë, deri edhe në shtatë edhe tetë orë në ditë, dhe rezultatet janë po ato. Në fund të vitit të parë renditet ndër më të mirat në 700 studentët edhe të kësaj shkolle. Në vitin e dytë merr edhe programin special "WHP Europian History", i cili i dedikohet mësimit të zgjeruar të historisë evropiane, për të cilin pas provimit fiton edhe të drejtën e kreditit në universitet. Në të njëjtën linjë, ajo përzgjedh në vazhdim edhe kreditimet universitare për matematikën, gjuhën spanjolle dhe atë italiane.
Gjatë gjithë kohës, si edhe më parë, ajo ka shkruar edhe në gazetën e shkollës dhe ka fituar edhe disa çmime të para për shkrimin më të bukur. Alba ka një aktivitet të dendur kulturor e artistik në shkollë. Ajo, së bashku me një studente dhe një mësues, mbulojnë pasqyrimin në gazetë të të gjitha aktiviteteve kulturore dhe artistike që zhvillohen nga kjo shkollë. Një nga gazetat njyjorkeze e ka portretizuar si studente e shkëlqyer e kontesë së Kuinsitit.
Në 2004, në mes të vitit të dytë shkollor, zgjidhet për të konkurruar në një konkurs të organizuar nga Organizata "League of Women Voters of New York", organizatë qeveritare kjo lobiste e Senatit të shtetit federal të Nju-Jorkut, e cila synon dhe punon për të amplifikuar vullnetin publik të votuesve amerikanë, si dhe për të rritur për këtë qëllim aktivizimin dhe pjesëmarrjen e sa më shumë votuesve në zgjedhjet e ndryshme në Amerikë.
Ky konkurrim, ku marrin pjesë me qindra pjesëmarrës të parazgjedhur nga i gjithë shteti i Nju-Jorkut, bëhet çdo vit për të promovuar studentët maturantë më të mirë të zonave elektorale. Për të fituar këtë konkurs, çdo konkurrues duhet të shkruajë një ese rreth vlerave, rëndësisë dhe pjesëmarrjes sa më të madhe në votime, rreth asaj se çfarë duhet të bëjnë qytetarët e Nju-Jorkut për këtë shtet federal, se çfarë duhet të bëjnë ata për t'u bërë 100% qytetarë të mirë amerikanë, se në ç'formë dhe se si ata vazhdimisht duhet të marrin pjesë gjallërisht në jetën politike e shoqërore amerikane.
Sërish Alba Topallaj, kjo vajzë 15-vjeçare shqiptare, u shpall fituese e këtij konkursi
Pas këtij konkursi, me të cilin si për çdo vit organizata "League of Women Voters of New York" zgjodhi këtë grup me 25 maturantët më të mirë të shtetit të Nju-Jorkut - ndër ta sërish për herë të parë edhe kjo vajzë shqiptare dhe për më tepër e vetmja 15-vjeçare - ky grup, në vijim të këtij aktiviteti, u ftua me një program prezantues 4-ditor qeveritar në asamblenë e Qeverisë së shtetit të Nju-Jorkut, që ndodhet në kryeqytetin e tij, Albany, për t'u njohur nga afër me aktivitetin konkret dhe mënyrën e organizimit të qeverisjes së këtij shteti. Gjatë katër ditëve që qëndruan aty, ata u njohën nga afër me institucionet dhe mënyrat e funksionimit të sistemit legjislativ dhe qeveritar federal amerikan. Gjatë kësaj vizite, ata u takuan me përfaqësuesit legjislativë të shtetit federal dhe mësuan nga ata se si duhet të praktikojnë në jetë demokracinë amerikane, si t'i shtyjnë qytetarët e tjerë të bëhen pjesë aktive e demokracisë amerikane etj.
"Një moment i paharruar dhe solemn - vazhdon të tregojë Alba - ishte sidomos vizita jonë direkte përreth 4 orë në Senat, ku të gjithë ne u pritëm me mjaft përzemërsi nga senatorët dhe kryetari i Senatit, të cilët na shpjeguan nga afër dhe direkt në zyrat e tyre se cila ishte konkretisht puna që kryenin ata dhe stafet e tyre, dhe se si është i organizuar në përgjithësi i gjithë aparati shtetëror amerikan".