Berisha në Kongresin e PS-së
06/05/2005 Pasi ka miratuar tri nga çështjet më kryesore të paralajmëruara: si platformën elektorale, ndryshimet në statut dhe kandidaturat për deputetë, në pasditen e tij Kongresi i Partisë Socialiste ka qenë tëpër emocional. I përgatitur me kujdes, për të ballancuar sa më shumë imazhin e opozitës të paraqitur para disa ditësh, kongresi socialist përveç këtij imazhi vërtetë spektakolar, ka shpalosur në brendësinë e tij atë çka pothuajse ishte harruar prej kohësh në Shqipëri, pra një stil të vjetër në të folur, një agresivitet ironik ndaj kundërshtarëve politikë dhe një eufori të papërmbajtur të oratorëve.
Por ajo çka më së shumti binte në sy brenda këtij imazhi spektakolar, ka qenë fakti se socialistët më shumë se për të promovuar veten e tyre, projektin e tyre, janë përpjekur për të anatemuar dhe për të denigruar liderin e opozitës. Një përpjekje e tillë i ka kaluar të gjitha caqet, kur në ekranin e madh shfaqeshin imazhe të Sali Berishës, pjesë nga mimikat dhe gjestikulacionet e tij (njerëzore për çdo njeri këto), të cilat i kemi parë shpesh tek imituesit e humorit por jo në kongrese kundërshtarësh; akoma më tej pjesë të shkëputura, pse jo dhe të manipuluara nga thëniet e ishpresidentit shqiptar dhe çka është më e trishtueshmja pamje të tmerrshme të vitit 1997, në qendër të të cilave kishte vetëm një personazh, pra Berishën. Thua se nuk ka pasur njeri tjetër në Shqipëri!
Nuk kam asnjë dyshim se me atë shoë propagandistik që pamë dje, kushdo që ka pasur një mëdyshje për të votuar apo jo për socialistët, është bindur në të kundërtën, është bindur se ata kanë ndryshuar shumë pak dhe se nuk mund të çlirohen prej refleksit të kthimit të menjëhershëm të tyre në origjinë, sa herë që u kërkohet. Tek shikon një nënë nga Vlora që ka humbur burrin e saj, për shkak të anarkisë, e cila bën thirrje për të mos votuar për Sali Berishën, pra që nuk bën thirrje për të votuar për Nanon por për të mos votuar për Berishën; tek shikon atë që para një muaji do të përshndeste mitingun e PD-së në sheshin “Skënderbej”, një këngëtar nga Kavaja pra, i cili njëherë i drejtohet liderit socialist me “shoku” dhe më pas e quan “pelegrini i paqes”, që kur thotë se ndjehet i kënaqur se kandidon për deputet përballë Berishës të krijohet përshtypja se je në festë apo përvejetor dhe jo në një kongres partie; tek shikon një veteran 98 vjeçar i cili më shumë se për çdo gjë tjetër flet për luftën antifashiste nacionalçlirimtare, pas më shumë se 60 vjetësh, flet aq shumë sa duhet qe t’i lutesh disa herë të përfundojë fjalën “se duhet të flasin dhe të tjerët”, tek shikon një emigrant të ardhur nga Greqia i cili pretendon se flet në emër të të gjithë emigrantëve shqiptarë atje, që sipas tij janë me Partinë Socialiste; Megjithatë situata ndryshon tek shikon një prej futbolllistëve të njohur të kombëtares sonë të futbollit i cili ndjehet i lumtur që gjendet në këtë eveniment, që edhe mund t’i kushtojë në raportet e tij me publikun (me tifozët pra); por prapëseprapë ka një realitet të turbullt.
Por situata përkthehet përsëri kur një nga shpresat e socialistëve, kryebashkiaku Edi Rama, i cili ndopnëse flet kundra kongresmenëve të paradyvjetëve, duartrokitet dhe madje i pëlqen shumë kjo gjë, nga një numër akoma më i madh kongresmenësh, ndërsa tregon përrallat e ti me “Doktor KOP-in” tani. Rama euforik derdh djersë si asnjëherë tjetër duke lexuar pjesë hartimesh me “doktora” , tek i duket vetja triumfator pas miratimit të “paketës Rama”, e cila pa asnjë dyshim u miratua vetëm për një arsye, se i ka pëlqyer Nanos për shkak se posti i kryetarit nuk rrezikohet tani më. E vetmja gjë që nuk e ka kuptuar kryebashkiaku Rama.
**
Imazhet e dhëna në ballinën e Kongresit socialist, në përpjekje për t’ju kujtuar shqiptarëve ngjarjet e vitit 1997 dhe “bëmat e liderit të opozitës Berisha”, e kthyen këtë kongres në një eveniment ku më shumë flitej për Berishën se sa për vetë liderin socialist Nano, madje më tepër për Berishën se sa për të gjithë socialistët së bashku. Por rastësisht, apo jo, socialistët u përpoqën të bindin opinioni shqiptar se përse “ky njeri” (pra Berisha) nuk duhet të jetë kryeministër dhe nuk arritën të bënin atë tjetrën, normalen pra, ose atë që pikërisht kërkohet nga qytetarët shqiptarë, se përse lideri i tyre duhet të vazhdojë akoma të jetë kryeministër? Socialistët në kongresin e tyre u përpoqën të trembin shqiptarët dhe t’i sensibilizojnë ato, nëpërmjet pjesësh të shkëputura me “gogolin” Berisha, (gjë që nuk e kanë bërë, ose e kanë bërë shumë më pak 4 vjet më parë kur ishin shumë më afër vitit 1997), por nuk dhanë asnjë pamje me personazhet e tyre, apo të aleatëve të tyre, në Vlorë në atë periudhë.
Ato që u panë dje në kongresin socialist duket sikur bien në kundërshtim me sloganin e socialistëve “Të mbrojmë të ardhmen”. E ardhmja nuk mbrohet duke interpretuar emocionalisht të shkuarën, por me projekte dhe programe zhvillimi dhe më garanci të besueshme se këto projekte dhe programe do të realizohen në favor të qytetarëve shqiptarë, të cilat në fakt u përmendën në fund të punimeve të kongresit nga kryetrai i PS-së. Nëse fushata socialiste do të ketë në qendër “armikun Berisha” socialistët duhet t’a dinë mirë se që tani i kanë të humbura zgjedhjet. Partia në pushtet duhet natyrshëm të flasë dhe t’i komentojë alternativat e Berishës, por jo aq për vetë Berishën, jo aq sa në kongresin e tyre të mos dëgjohen thirrje “rroftë Fatos Nano” por “poshtë Sali Berisha”. Sepse ata që e njohin mirë gjuhën e denigrimit (dhe shqiptarët e njohin mirë), ata që kanë njohuri se çfarë ndodh realisht në një eveniment të tillë, ata që sot e ndjejnë dhe e prekin realitetin shqiptar, kanë të drejtë të thonë se ai që pati prezencë më të madhe në kongesin e socialistëve, paradoksalisht ishte Berisha. Socialistët nuk duhet të fillojnë që tani të shkelin Kodin e Etikës, që sapo kanë nënshkruar.