Të pastrehët e firmave: Ne na përjashton ligji i ri

07/05/2005 Ligji, prioritet ata që nuk kanë përfituar nga privatizimi i banesave në vitin ‘93
Nano në takimin e PS-së ka siguruar se do të vazhdojë trajtimi i familjeve që kanë humbur shtëpitë në firmat piramidale
Bashkë me ndryshimin e ligjit të strehimit, ndryshon dhe ndarja e kategorive që do të kenë prioritet për t’u strehuar. Në ligjin e ri, humbësit e lekëve të shtëpive në firmat piramidale nuk janë më prioritare. Kjo gjë ka shkaktuar reagimin e shoqatës së të pastrehëve, të cilët janë ankuar në Bashki.
Në ligjin që ka funksionuar prej mbi 10 vite, të pastrehët ndaheshin në tre kategori, banorët që banojnë në shtëpitë e konfiskuara pas vitit 1944, ata që kanë humbur lekët e shtëpive në firma dhe banorë të tjerë, jetimë, me aftësi të kufizuara etj.
Banorët e shtëpive të ish-pronarëve
Kategoria e parë kanë qenë ata që kanë banuar që para viteve ‘90-të në banesat e ish-pronarëve, të cilët po ligjërisht duhet t’i kthehen krejt shtetit. Kjo kategori dhe me ligjin e ri quhet prioritare, pasi nuk ka përfituar nga privatizimi i banesave në vitet 1992-‘93. Numri i këtyre familjeve, aktualisht, llogaritet të jetë 4 mijë vetë.
Shtëpitë e humbura në firma
Në kategorinë e dytë hyjnë ata që kanë humbur lekët e shtëpive në firmat piramidale. Llogariten që të jenë ende të pastrehë rreth 3 mijë familje në të gjithë vendin, 1200 në Vlorë, 800 në Tiranë dhe pjesa tjetër në rrethet e tjera, ku firmat piramidale kanë qenë më pak të përhapura.
Po, në fjalën e tij, Kryeministri Fatos Nano në takimin “Strehimi për të gjithë” është shprehur se janë sistemuar rreth 125 familjet e para të trajtuara me kredi, gjatë vitit 2004-2005, si dhe janë trajtuar mbi 100 familje të tjera me apartamente të ndërtuara në Tiranë e Vlorë. Këto përfshihen në kategorinë e familjeve të mbetura të pastrehë për shkak të humbjes së banesave në firmat piramidale. “Strehimi i këtyre familjeve është një proces në vazhdim”, ka thënë Nano dy javë më parë. Megjithatë këta banorë janë trembur, nga fakti se për shkak të ndryshimeve ligjore do të mbeten jashtë “loje”.
Kategoritë e reja
Por, tashmë kriteret në përcaktimin e kategorive kanë ndryshuar. Kjo ka qenë dhe një kërkesë e vazhdueshme e Këshillit Evropian. Rrjedhimisht, sipas ligjit të ri, do të kenë prioritet ato familje që nuk kanë përfituar nga ligji për privatizimin e banesave në vitin ‘92-‘93. Do të kenë prioritet çiftet e pensionistëve, me të ardhura të ulëta. Çiftet e reja, mosha e të cilëve të dy bashkë është 55 vjeç. Ata që kanë në shtëpi njerëz me aftësi të kufizuara, invalidë, të verbër, apo shurdh-memecë. Ndërkohë do të kenë prioritet dhe grupet minoritare, romët dhe egjiptianët, si dhe ato familje që jetojnë jashtë kushteve sanitaro-higjienike, apo banesa është në rrezik shembjeje.
Pasi të dorëzohen formularët, Komisioni i Strehimit që do të ngrihet në Bashki, do të bëjë vlerësimin me pikë të çdo familjeje.
Përse familjet s’e marrin kredinë e Bashkisë
Shumë familje, të cilat kanë mundur të përfitojnë kredi të zbutura nga Bashkia, nuk e kanë tërhequr atë. Kjo për disa arsye. Kredia ka qenë në një vlerë shumë të vogël, 10 milionë - deri 12 milionë lekë të vjetra. Me shumë përpjekje, para 5 vitesh, vlera e saj u rrit në 18 milionë. Por me kaq lekë nuk mund të blihet asnjë shtëpi, të paktën në Tiranë. Ndërkohë që shuma jepet në formë kredie e zbutur. Megjithëse interesi bankar është shumë i ulët, deri 3 për qind, shumë familje, kryesisht nga ato që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, nuk e kanë marrë kredinë, pikërisht se me të ardhurat e tyre nuk mund të paguajnë këstin mujor. Kështu që, megjithëse shumë familje, Bashkia i ka futur në listat e veta dhe quhet se problemi i tyre është zgjidhur, ata përsëri janë pa shtëpi. Tashmë, sipas ligjit të ri, shtëpitë do t’i gjejë Bashkia në treg dhe do t’ia japë me kredi të zbutura familjeve.
Sipas ligjit të vjetër me statusin e të pastrehut:
47 mijë familje gjithsej
I. 4 mijë familje në banesat e ish-pronarëve
II. 3200 familje nga humbjet në firma
III. 39 mijë të pastrehë të tjerë, jetimë, me aftësi të kufizuara, romë
Sipas ligjit të ri kategoritë janë:
I. Ata që nuk kanë përfituar nga privatizimi i banesave në ’93
II. Pensionistët dhe çiftet e reja me moshën e përbashkët nën 55 vjeç
III. Njerëzit me aftësi të kufizuara, jetimë, romë
Janë trajtuar:
Nga të humburit e firmave:
125 familje në Tiranë
100 familje në Vlorë
Do të trajtohen:
2005-2009
2500 do të jenë banesa sociale me qira
7500 banesa me kosto të ulët
50 për qind rritje buxheti për Bashkitë
Si do të zbatohet ligji:
• Fondet për këtë fushë do të përdoren kryesisht në formën e subvencioneve të ndryshme për të mbyllur hendekun midis aftësisë paguese të familjes dhe pagesave reale për strehimin.
• Burimet e financimit të strehimit nga sektori publik do të koordinohen me burimet e financimit nga sistemi bankar.
Konkretisht:
• Do të ndërtohen banesa sociale me qira, me financime nga Buxheti i Shtetit dhe nga të ardhurat që do të gjenerojnë vetë organet e qeverisjes vendore.
• Do të ndërtohen banesa me kosto të ulët, realizimi i të cilave bazohet në skemat e partneritetit shtet-sektor privat bankar dhe ndërtues.
• Do të zbatohen programe të pajisjes së tokës me infrastrukturë për ndërtim banesash.
• Do të zbatohen politika të veçanta për banorët që rezultojnë të pastrehë për shkak të fatkeqësive natyrore, si dhe për shtresat më të prekshme të shoqërisë si të moshuarit, të pastrehët e rrugëve, minoritetet rome.
• Do të hartohen dhe zbatohen strategji të veçanta për strehimin e banorëve të zonave rurale
• Projekti 2005-2009 parashikon kthimin e zonave informale në zona të rregullta dhe të sigurta nga pikëpamja ligjore, integrimin urban dhe shoqëror të banorëve.