Bala, rikthehet me unin ballkanik
20/03/2005 Pas heshtjes gati 10-vjeçare, Alban Bala i kthehet botimeve dhe i rivjen lexuesit të tij me një përmbledhje novelash “Ikje nga shtrati”, botuar nga “Ideart”.
Arti i këtij autori, përveç njohjes dhe sigurisë në përdorimin e teknikave të rrëfimit, është orientim i drejtë që di të zgjedhë tonalitete pa vrarë tinguj, që di të organizojë lëndë të psikikës kolektive pa tretur nën të shenja të pazhbëshme vetjake; ai di të rrëfejë të padukshmen, atë që nuk e kemi vënë re.
Këto katër novela janë pamje të menduara gjendjesh psiko-emocionale në lëvizje, fabula të ngjizura mbi logjikën e përvojës dhe kulturës, me mjetet mitike të unit ballkanik, një etnokulturë e që kalon në sprovat më të mira të prozës bashkëkohore.
Realizmi magjik, cerebraliteti elitar, poezia e imazhit dhe e karakterit janë ngjyrat e këtyre prozave që nuk shkojnë pa lënë shenjë. Këto tekste intensive dhe befasuese për veçantinë e subjekteve, për stilet e rrëfimit e për laryshinë e gjuhës, na tregojnë se pritja ka vlejtur, për autorin njëlloj dhe për lexuesin.