E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Albamono” në natën e fundit

Pas shumë shfaqjeve dhe performansave, “Albamono” mbyllet sot, duke lënë prapa shumë shfaqje dhe performansa të dhëna në tri vende të zgjedhura, si Voskopojë, Dardhë e Pogradec. Një formë e veçantë për t’u shfaqur një monodramë apo edhe çfarëdo performimi nga aktorë të vendeve të ndryshme të botës.

Para pak ditëve, Korça priti dy shfaqje në një ditë, është fjala për “Silver Wedding”, në të cilën performoi aktorja nga Maqedonia, Katina Ivanova. Ky performim i takonte ditës së Maqedonisë, ditë kjo që i bashkohet traditës së festivalit Albamano që nga ky vit. Viteve tjera do t’i presin shtetet tjera, ku do të performojnë tri shfaqje të një vendi dhe pastaj të diskutohet rreth tyre.

“Silver Wedding-Martesa e Argjendtë”. Rrëfimi i Katalinës e personifikuar në Grasielën fillon me ditën kur ajo u martua me burrin e saj. Kështu në këtë ditë ata festojnë dashurinë, lumturinë, plakjen dhe dashurinë e “humbur”. Graciela është duke u përpjekur mjaft për të tërhequr vëmendjen e burrit të saj, mirëpo është e kot. Ndërsa ajo këto i thotë më shumë si në formë të intervistës. “Gruaja ka vendosur që të braktisë burrin e saj pas 20 vjetësh, edhe pse jeton në atë kontekst që ka jetuar deri tash, me të cilin të gjithë më pak ose më shumë jemi të ngjashëm, pas 25 ditësh kënaqësie në budallallëqet relative. Nuk e di pse gjithë ato veshje të brendshme të ndyra nuk i ka treguar më parë, dhe nuk e di pse nuk do t’i kisha qeras me vendimin personal, se ka edhe mënyra shumë më të mira të jetesës ajo është prekja, shpirti, dashuria”, u shpreh aktorja Katalina Ivanova, për personazhin dhe lojën e saj.

Jo e lehtë ishte të kuptohej gjithë ajo që Katalina e jepte për audiencën e aq më pak kur ishte në një gjuhë tjetër, mirëpo në njëfarë mënyre ia arriti qëllimin që shikuesin ta mbajë për vete deri në fund të shfaqjes.

“Publiku i cili kupton gjuhën, atëherë e kam shumë më të lehtë, mirëpo edhe sonte pa dallim që njerëzit nuk e kuptonin gjuhën time e ndjeva me shumë vëmendje që ata më ndjekin kjo do të thotë që vibrimi i aktorit mbërrin deri tek publiku, pa marrë parasysh që është pak më e gjallë kur kuptojnë”, u shpreh Ivanova.

Ndërsa në një termin tjetër po atë ditë, në teatrin e qytetit u dha shfaqja “Diary of Madman-Ditari i një të çmenduri”, shfaqje nga Maqedonia, e luajtur nga aktori Zdravko Stojmirov. Nëpërmjet performimit të tij aktori mundohet të na thoshte shumë aq më shumë kur mendohej tek hapësira.

“Nuk mundem të izolohem në një studio,unë e dua hapësirën e vetmja mënyrë e shprehjes. Momentin kur unë e kam filluar të përdor trupin ajo ishte kënaqësia më e madhe që unë e kam ndjerë ndonjëherë dhe mënyra më e mirë për të komunikuar me publikun”, këtë mesazh e jepte në formën më të veçantë kjo shfaqje dhe aktori i saj i cili arrinte ketë me lloje të ndryshme loje në skenë, ndoshta edhe vetëflijimin. Ndërsa aktori nuk e sheh di diçka të madhe, vetëm pjesë të shfaqjes, qoftë edhe flijimin atëherë kur arsyetohet nga regjia apo teksti.

“Kjo ishte një formë e vetëflijimit por jo vetëflijim i skajshëm sepse teatri e parasheh këtë dhe arsyetimi pse duhet të bëhet ai flijim është nga ajo se personazhi në fjalë shpesh ka qëllime të veta dhe ato qëllime është i gatshëm që ti arrij me çdo kusht shpesh duhet që edhe të vetëflijohet në njëfarë mënyre është edhe një metaforë e aktorit i cili ka dëshirë që të arrij diçka gjatë karrierës së vetë dhe gjithmonë është në kërkim për të arrit qëllimin e vet”, u shpreh aktori i shfaqjes, Zdravko Stojmirov.

Ndërsa më ndryshe këtë shfaqje e përcillte, ndërprerja e saj herë-herë në skenë, në njëfarë mënyre paralajmërimi i skenës tjetër, mirëpo regjisori i saj nuk e sheh të rastësishme këtë formë. Nuk është e rastit kalimi prej një skene në skenën tjetër me një shkrirje, por kishte ndërprerje, sikur të thuhet pritni se tash do të filloj pjesa tjetër dhe kjo ishte pjesë krejt e qëllimshme nga regjia, dhe e menduar duke iu përshtatur asaj qe unë kam dashur të nxjerri në skenë dhe mesazhit të cilin doja ta përcjelli deri tek audienca”, u shpreh regjisori i shfaqjes Robert Simonovski.

Shfaqjet të cilat do shpërblehen do të vlerësohen nga një juri profesionale, prej pesë vetash nga disa vende të botës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›