Alban Bushi: “Do ta mund Indrit Fortuzin”

Albania-sport - E diela mund do të vendosë përballë njëri dy nga sulmuesit më të njohur shqiptarë të cilët aktivizohen në kampionatin grek: Alban Bushin e Apolon Kalamarja dhe Indrit Fortuzin e Iraklis. Takimi do të luhet, më datë 4 mars, ora 15:00 (lokale) në stadiumin e Iraklisit "Kaftazoglio". Apolon i Bushit synon fitoren në derbin e Selanikut, ku kishte fituar edhe në fazën e parë 2-1 në "Giraio".
Sulmuesi shqiptar i Apolon Kalamarja, Alban Bushi, autor i 6 golave gjatë këtij sezoni ka folur për sitin grek sportime.gr "Për ne është një ndeshje e vështirë, ashtu sic është dhe për kundërshtarin tonë. Është një ndeshje kyce dhe e rëndësishme. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Besoj se do të marrim tri pikët e fitores. E sigurt është qe do të japim më të mirën për fanelën tonë".