Furtunë te Dinamo, pezullohet portieri Lika, priten ndëshkime të tjera

Albania-Sport - Eliminimi i ekipit të Dinamos nga Kupa e Shqipërisë, pas humbjes me rezultatin 0-2 me Besën e Kavajës, në takimin e kthimit të cerekfinaleve, të luajtur ne stadiumin "Selman Stërmasi", ka bërë që drejtuesit e klubit dinamovit të marrin masa ndëshkuese në ekip. Gjatë analizës së zhvilluar sot, është vendosur pezullimi i portierit dhe kapitenit, Ilion Lika, deri në një afat të pacaktuar, ndërkohë që disa lojtarë të tjerë janë nën hetim për shitje të ndeshjes.
Presidenti i klubit, Besnik Sulaj, pas mbledhjes pohoi për mediat se "diskutuam për humbjen me Besën, qe ishte një turp i vërtetë, për mënyrën se si erdhi humbja, pasi ishim në avantazh me rezultatin 2-1 në takimin e zhvilluar në Kavajë". Sipas tij, do të ketë ndëshkime për shumicën e lojtarëve, duke nisur nga kapiteni, Ilion Lika, i cili është pezulluar deri në një afat të pacaktuar. Dhe po nuk pati largime të lojtarëve, gjobat ndaj tyre do të jenë të rënda.
Ai ka akuzuar presidentin e Besës se ka marrë në telefon lojtarët e ekipit të Dinamos duke u ofruar shuma të konsiderueshme duke sjellë përcarje në ekip. Ndërsa kapiteni Lika e ka konsideruar pezullimin si një bombë të cilën nuk e priste."Por, unë respektoj vendimin e presidentit", - pohoi ai. Për te nuk bëhet fjalë për shitje të lojës, nderkohe qe ka theksuar se "mua nuk më është bërë telefonate, ndërsa për të tjerët nuk mbaj përgjegjësi".